Zv/ministri i pret në takim pas protestës, naftëtarët: Sollën drejtoreshën e Gërdecit! Na premtuan rishikimin e reformës

Naftëtarët në Ballsh protestuan sot sërish kundër reformës dhe mos marrjes akoma të pagës së luftës. Dy përfaqësues të naftëtarëve Xhuljana Hila dhe Astrit Sela u pritën në një takim nga zv/ ministri i Energjitikës Ilir Bejtja dhe administratori i ri i Albpetrolit, Gent Gazheli. Pas takimit, Hila deklaroi se kanë marrë garanci që reforma do të rishikohet dhe se nuk do të prekë vetëm administratën.

"Ka dalë vendimi i ministrisë që punëtorët të marrin pagën e luftës, dhe jo të detyruar për të ardhur në punë, ata që janë në prodhim do ta marrin pagën e plotë. Departamentet e rinj që solli zonja nga Tirana, ta harrojnë. Reforma do të rishikohet dhe prandaj ne kemi ardhur. Do të rrinë në punë njerëzit që kanë lidhje me naftën, jo ata që nuk e kanë haberin.  Besoj te këto se e njoh zv/ ministrin. Unë nuk mund të them se dola 100% e bindur, por morëm garanci. Gjendja ku e katandisën është shumë e keqe. Problemi është pse arritëm deri këtu me menaxhimin e naftës. Nuk do të duhet të lëmë atë pseudo sindikatë që nuk ka lidhje me naftën, prandaj hymë ne. Sindikata këtu, nuk vijnë për interesat e popullit, sa vjedhin punonjësit dhe ikin. Problem ka qenë menaxhimi pastaj sindikata" tha ajo.

Ndërkohë që punonjësi tjetër që ishte në takim, Astrit Hila u shpreh se nga Tirana janë sjellë drejtues të uzinës njerëz pa arsimin përkatës dhe mbi të gjitha edhe të skeduar, mes të cilëve ai cilësoi drejtoreshën e burimeve njerëzore, që sipas tij ka qenë drejtoresha e Gërcedit.

"Ka pasur shumë abuzime për pikëzimin, drejtorë që na vijnë te burimet njerëzore, drejtoresha e Gërdecit më saktë, e skeduar. Drejtori teknik duhet të jetë i naftës, atij nuk e di cfarë është jurist, mësues. Drejtuesit teknikë duhet të jenë inxhinierë nafte, jo mësues fizkulture. Kriteret e pikëzimit kanë anomali, mungojnë 3-4 faqe. Jemi të gjithë me shkolla të larta, naftëtarë të vjetër, kriza është këshilltarët nuk i njohim fare, duhet të jenë naftëtarë. Nafta është e bllokuar, kryeministri duhet të vendosë që nafta në Ballsh ta vendosë në punë, të prodhojë dhe shesë pa taksa naftën vendase dhe të qarkullojë ekonomia. Gjendja e jashtëzakonshme e favorizon kryeministrin dhe punëtorët do të marrin rrogën, por kanë ardhur të paaftë. Unë kam tre diploma, por emri im del në xham. Zyrat në Tiranë të Albpetrolit po e marrin në qafë, nga Tirana këtu po humbasin shkresat. Rafineria është gati" deklaroi ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 07/05/2020 20:34

    Qeveria Rama duhet te ndaloje me cdo kusht degradimin e industruse se naftes ,nga keq menaxhimi dhe korrupsioni shteteror .Sot nafta ka nevoje per menaxhim nga inxhinieret e naftes dhe jo pallosha militant . Ska nevoje per modele te reja ,shihni Shellin e famshem dhe veproni.Nuk krahasohen buxhetet por ama ana iorganizative dhe menaxhimi si dhe nje ndihme buxhetore per rritjen e teknologjise ne shtimin e puseve dhe shfrytezim racional . Sit ne bote kompanite e medha shteterire mbajne punetiret me pune si dhe rrusin te ardhurat ne buxhet.Albpetroli duhet te mbese kompani shteterire por me ndryshime radikale ne drejtimin e tij

    Përgjigju
    • babi: 07/05/2020 22:39

      Naften kane ndermend ta bejne si Armon mesa duket.Ta cojne per skrap. Me Albpetrolin cdo qeveri ka bere eksperimente.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan