TIRANE- Ish-kreu i INUK Zyhdi Dajti është marrë zyrtarisht i pandehur për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” lidhur me vendimin për të bllokuar punimet e bulevardit të Tiranës të kryer nga bashkia e kryeqytetit si dhe për rastin e bllokimit të ndërtimit të një pallati në rrugën e Elbasanit, objekt ky që po ndërtohet nga Xhuvi Sharxhi dhe Gerti Çalliku. Këta të fundit dy biznesmenë të lidhur ngushtë me Lulzim Bashën dhe bashkëaksionerë me vjehrrin e tij në kompleksin “Jon” në Vlorë, tashmë të rrëzuar me tritol.