Drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit dhe i Durrësit kanë nisur punën. Ish-drejtuesit në këto dy qarqe Dritan Gina dhe Agron Gjana pavarësisht paralajmërimeve se nuk do të largohen nga detyra nuk kanë bërë rezistencë.

Ardjan Nezha është paraqitur sot në mëngjes në Elbasan dhe pas një takimi të shkurtër me Ginën në një nga lokalet pranë prokurorisë është ngjitur në zyrë për të vijuar detyrën e re që mori dje.

Por burime për Report Tv pohojnë se zyra e drejtuesit të prokurorisë në Elbasan është e mbyllur, por Dritan Gina u shpreh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ku depozitoi padinë ndaj Arta Markut, se e liroi zyrën.

Edhe në Durrës, ish-drejtuesi ndryshe nga sa paralajmëroi nuk ka  bërë rezistencë, por ka liruar zyrën për drejtuesen e re, Donika Prenga. Agron Gjanaj deklaroi dje se nuk largohet nga zyra, por sot duket se ka ndryshuar mendje duke larguar nga pozicioni pas vendimit të kryeprokurores Marku. 

 

d.b/shqiptarja.com