ZYRTARE/ 13 trofe me Bayern Munich, River Plate zgjedh trajnerin e ri

ZYRTARE/ 13 trofe me Bayern Munich, River Plate zgjedh trajnerin e ri

Stadiumi i River Plate

River Plate në Argjentinë ka gjetur pasuesin e Marcelo Gallardo duke firmosur me Martin Demichelis deri në dhjetorin e 2025. Ish-mbrojtësi la skuadrën e dytë të Bayern Munich, atë që drejtonte prej disa kohësh. Rikthim në shtëpi për 41 vjeçarin argjentinas, që karrierën e ka nisur pikërisht me River Plate, skuadër me të cilën ia doli të fitojë katwr tituj kampion në Argjentinë nga 1999-2003.

Drejtuesit e River Plate nuk janë të kënaqur me vendin e tretë gjatë këtij sezoni në kampionat, teksa kanë vendosur që t'i besojnë një ish-lojtari. Pas aventurës me Bayern II, 41 vjeçari ka marrë përsipër që të drejtojë një nga skuadrat me më shumë tifozë në Amerikën Latine. Në karrierën si futbollist, Demichelis ka fituar 20 trofe, 13 nga të cilat me Bayern Munich.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)

Vlorë/ Gruaja hidhet në det nga shëtitorja e Lungomares, shpëtohet dhe transportohet në spital (VIDEO)