Vllaznia ka firmosur kontratë tre vjeçare me sulmuesin Darko Dodev. 25-vjeçari nga Maqedonia e Veriut luan në të dyja krahët e sulmit, teksa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Bregalnica në vendlindje, aty ku ka shënuar shtatë gola.
"Darko Dodev nga sot është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë. 25 vjeçari nga Maqedonia e Veriut për 3 vitet e ardhshme do të jetë pjesë e skuadrës tonë. Ai luan në rolin e sulmuesit anësor dhe për të kjo është eksperienca e parë jashtë vendit të tij", njofton Vllaznia.
Veç afrimeve, në Shkodër janë duke sistemuar edhe lojtarët në dalje. Në fundin e kontratës është edhe Ardit Hoxhaj, që ka konfirmuar largimin nga Shkodra.
"Faleminderit KF Vllaznia! Nga sot dua të njoftoj largimin tim nga ekipi i Vllaznisë. Kanë qenë 3 vite plot sukses për mua dhe skuadrën. Jam i lumtur për ato që kemi arritur, edhe për trofetë që kemi fituar. Jam i lumtur për çdo gol që kam shënuar me këtë fanelë dhe për maksimumin e dhënë nga ana ime. Falënderoj të gjithë personat që kam punuar në klub, shokët e skuadrës, tifozët për mbështetjen që më kanë dhënë dhe presidentit për mundësinë që më ka dhënë. I dëshiroj më të mirën klubit", njofton Hoxhaj.
Nga ana tjetër, shkodranët po punojnë edhe në dalje. Mbrojtësi Dajan Shehi nuk do jetë më pjesë e skuadrës, teksa palët nuk kanë rënë dakord për vijimin e marrëveshjes.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
25.4%
-
Pak
62.9%
-
Nuk e di
11.8%
Vota total: 808
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Te Vllaznia dështoi në testet mjekësore, Victor Da Silva prezantohet te Bylisi
5 Shkurt, 13:08
-
Sot tre ndeshje në Kupën e Shqipërisë, Brdaric: Duam turin tjetër
5 Shkurt, 10:40
-
Rikthehet Kupa e Shqipërisë, katër ndeshjet çerekfinale luhen në mesjavë
4 Shkurt, 11:34
-
Derbi në mesditë, Partizani - Tirana luhet në 'Arenën e Demave'?
4 Shkurt, 09:54
-
Tirana lë 2 pikë mbijetese, barazon mes tensionit me Elbasanin! Dinamo shmang humbjen kundër Skënderbeut
1 Shkurt, 18:32
-
VIDEO/ Tension në ‘Niko Dovana’, tifozët e Tiranës dhe AF Elbasanit tentojnë përplasjen fizike! Ndërhyn policia
1 Shkurt, 16:54
-
Superliga/ Partizani merr një pikë me sherr në Laç, Vllaznia 'zhyt' në krizë Teutën! Egnatia bën detyrën, sot edhe dy duele
1 Shkurt, 15:28
-
Raporti i FIFA-s: Futbolli shqiptar përfitoi 3.9 milionë dollarë nga shitja e futbollistëve në vitin 2024
1 Shkurt, 12:00
-
'Tirana duhet të ketë presion', Bledi Shkëmbi: S'mendoj për derbin, AF Elbasani ekip i fortë
31 Janar, 15:52
-
Superliga nis aktin e 23-të, Egnatia mposht Bylisin dhe prin renditjen! Ndeshjet sot dhe nesër
31 Janar, 15:23
-
Disiplina/ Dënim i rëndë për Vllazninë, pezullohet sulmuesi i Skënderbeut! E pësojnë Flamurtari, Apolonia e Kukësi
30 Janar, 17:18
-
Egnatia pret në shtëpi Bylisin, Tetova: Kemi dy mungesa, nesër do jetë e vështirë
30 Janar, 17:08