Atalanta ka vendosur të ndërmarrë një ndryshim në drejtimin e skuadrës, duke shkarkuar trajnerin Ivan Juriç pas humbjes së rëndë në shtëpi kundër Sassuolos. Vendimi u bë i ditur nga klubi bergamask më 10 nëntor, me një deklaratë zyrtare ku u falenderua Juriç dhe stafi i tij për përkushtimin. Kroati e drejtonte ekipin nga fillimi i sezonit.

Në vend të tij, drejtuesit e klubit kanë zgjedhur Raffaele Palladino, ish-trajnerin e Fiorentinës, i cili pritet të marrë detyrën në ditët në vazhdim. Detajet e kontratës janë në përfundim e sipër, ndërsa prezantimi zyrtar pritet të bëhet shumë shpejt.

Pavarësisht fitores në Champions League kundër Marseille, rezultatet e dobëta në kampionat bënë që drejtuesit të marrin këtë vendim, në përpjekje për të rimëkëmbur sezonin dhe për të shmangur pozicionet e poshtme të klasifikimit.