Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Manchester City

Atletico Madrid zyrtarizon transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Manchester City

Julian Alvarez

Atletico Madrid ka zyrtarizuar nënshkrimin me Julian Alvarez nga Manchester City. Argjentinasi ka firmosur për Los Colchoneros deri në vitin 2030. Sot, madrilenët shpërndanë njoftimin zyrtar në rrjet duke i uruar mirëseardhjen argjentinasin. Alvarez luajti për 2 sezone me Manchester City duke kryer 103 paraqitje, duke shënuar 36 gola dhe duke shpërndarë 18 asiste.

Sulmuesi nuk ishte i kënaqur me minutazhin që i ofronte Guradiola tek City dhe vendosi të ishte i hapur ndaj ofertave të reja. Atletico tregoi menjëherë interes për Alvarez dhe sipas raportimeve spanjolle pagoi 85 milion euro për kartonin e tij.

Julian Alvarez është shpallur edhe kampion bote me Argjentinën në botërorin e Katarit në 2022, si dhe kampion në Coppa America muajin e shkuar. Ndërsa me Manchester City ka fituar 2 kampionate dhe 1 Champions League.

 

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

'Turistë të përgjuar': Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit

'Turistë të përgjuar': Pushime nën syrin vigjilent të Sigurimit