Dejan Stankovic është trajneri më i ri i Sampdorias në Serinë A të futbollit. Tekniku serb është zyrtarizuar nga dorianët, që pak ditë më parë shkarkuan Gianpaolon pas nisjen katastrofë të sezonit. Kontratë deri në qershorin e 2023 për trajnerin e ri, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër sezon. 44 vjeçari ka një karrierë të pasur si futbollist në Itali, duke luajtur me emra si Inter, Lazio apo Crvena Zvezda. Tekniku e ka nisur karrierën e trajnimit si asistent te Udinese, teksa ka mbajtur poste edhe te Inter apo UEFA. Së fundmi nga dhjetori i 2019 deri në 26 gusht të këtij viti drejtoi për 130 ndeshje Crvena Zvezda.
"Sampdoria mirëpret Dejan Stankoviç si menaxher në krye të ekipit të parë deri më 30 qershor 2023 me një opsion deri më 30 qershor 2024. Punë të mbarë dhe fat për trajnerin dhe stafin e tij nga kryetari Marco Lanna, i Bordit të Drejtorëve dhe të gjithë kompanisë", shkruan Samp.