ZYRTARE/ E papritur për kampionët, Vesel Limaj largohet nga Tirana

ZYRTARE/ E papritur për kampionët, Vesel Limaj largohet nga Tirana

Vesel Limaj

Vesel Limaj nuk është më pjesë e Tiranës në Superligën e futbollit. Mesfushori 26-vjeçar lë bardheblutë gjashtë muaj para fundit të kontratës, duke kërkur një aventurë të re. Ofertat nga Turqia, Hungaria dhe Azerbajxhani nuk kanë munguar për Limaj, që u bashkua me Tiranën në verën e 2021.

Pas një viti e gjysmë dhe me një titull kampion të fituar, Limaj largohet me kokën lart nga eksperienca e fundit. Më herët Limaj ka qenë pjesë edhe e Bylis dhe Kukësit në Superligë.

I lindur në Freiburg, Limaj e ka nisur karrierën te Cottbus,  ndërsa ka luajtur edhe me ekipin e dytë të Hamburger. SV Horn në Austri ka qenë një tjetër ekip ku ka luajtur Limaj, me kulmin e karrierës që ishte te Tirana. Kujtojmë se veç Limaj, Tirana pritet të zyrtarizojë edhe largimin e Redon Xhixhës për në Azerbajxhan me Qarabaq.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur