Giacomo Vrioni do të vazhdojë aventurën e tij në Major League Soccer. Qendërsulmuesi i kombëtares shqiptare (6 paraqitje) largohet nga New England në SHBA dhe kalon në Kanada, ku do të veshë fanellën e Montrealit.
New England Revolution ka ruajtur një përqindje të kartonit në rast rishitje në të ardhmen. 26-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për skuadra të ndryshme, ku mund të përmendim përvojën në ekipe italiane si Juventus, Cittadella dhe Pistoiese.
“Ne jemi gati për të mirëpritur Giacomo. Bëhet fjalë për një sulmues të talentuar, i cili njihet për aftësinë e tij të finalizimit dhe për efektivitetin para portës, si në MLS ashtu edhe në Evropë,” tha presidenti dhe CEO i CF Montréal, Gabriel Gervais.
Le CF Montréal fait l’acquisition de l’attaquant Giacomo Vrioni du New England Revolution >>> https://t.co/JHvotsWG37
— CF Montréal (@cfmontreal) January 7, 2025
CF Montréal acquires forward Giacomo Vrioni from New England Revolution >>> https://t.co/Iw2iNfmksF#CFMTL pic.twitter.com/xRljKokfD6