Edhe ‘Special One’ e ka një fund. Hose Murinjo për herë të parë në karrierën e tij është shkarkuar pas një epoke të suksesshme në tre ekipet e fundit që kishte drejtuar në karrierën e tij profesionale.
Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez pas një mbledhje me bordin drejtues vendosi shkarkimin e trajnerit portugez, pavarësisht se në komunikatën për mediat deklaroi se tekniku nuk ishte shkarkuar, por ishte arritur një marrëveshje për largimin e tij nga Reali. Por e vërteta qëndron se pas shumë divergjencave me futbollistët, drejtuesit, tifozët, mediat dhe padyshim arbitrat, Murinjo është larguar përfundimisht nga gadishulli iberik.
Në drejtimin e Realit, Murinjo fitoi tre trofe në tre edicione, ndrsa vendin e tij do ta zërë Carlo Anceloti.
Redaksia online
(d.b/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com