Zyrtare/ Inter prezanton Eriksen, danezi shpresa e zikaltërve për të arritur titullin

Zyrtare/ Inter prezanton Eriksen, danezi shpresa e zikaltërve për të arritur titullin

Tashmë është edhe zyrtare, Christian Eriksen, është futbollisti më i ri i Interit. Klubi zikaltër ka lajmëruar në faqen zyrtare për arritjen e marrëveshjes me Tottenham, ndërkohë që i ka bërë edhe një profil lojtarit duke filluar që nga hapata e parë të tij teksa stërvitej nga i ati.

Me Interin mesfushori danez ka firmosur deri në qershor të vitit 2024, pra për 3 vite e gjysmë. 27-vjeçari që me 14 shkurt bën 28 do të fitojë në sezon 8 mln eurp pagë neto, ndërsa do të marrë edhe bonuse.

Përsa i përket shumës që Inter ka paguar për ta marrë nga Tottenham nuk bëhet asgjë me dije nga klubi zikaltër, por mediat thonë se marrëveshja është arritur për 20 mln euro. Me Tottenham Eriksen është bashkuar në sezonin 2013, ndërsa para se të firmoste me Interin i kishin mbetur edhe gjashtë muaj kontratë.

Të hënën lojtari ishte në Milano ku kreu edhe vizitat mjekësore. Tani pritet që me danezin zikaltërit të jenë më konkurues me Juventusin dhe Lazio-n për titullin kampion.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën