Juventusi ka prezantuar mbrojtësin e ri, Alberto Costa. 21-vjeçari vjen nga Guimaraes në Portugali dha ka firmosur një kontratë katër vjeçare. Mbrojtësi i djathtë duket një investim për të ardhmen dhe i hap rrugën një largimi të Danilos.
Në një njoftim zyrtar për shtyp, Juventus ka konfirmuar se do t’i paguajë Vitoria Guimaraes një tarifë prej 12.5 milionë në katër këste, plus bonuse që nuk i kalojnë 2.5 milionë.
Bem-vindo, Alberto! ???
— JuventusFC (@juventusfc) January 15, 2025
Portugezi bëhet afrimi i parë i Juves, ndërsa në Torino mbrëmjen e së mërkurës ka mbëritur edhe Kolo Muani, sulmuesi që do lërë PSG dhe do jetë afrimi i radhës për bardhezinjtë. Duket se Kolo Muani do prezantohet në orët në vijim pasi është parë në JMedical për testet mjekësore.