Vllaznia është në fazën përgatitore në Bosnjë dhe Hercegovinë, teksa ka zhvilluar edhe dy miqësore në përgatitje të sfidave evropiane. Shkodranët nuk kanë qëndruar në pritje, duke prezantuar këtë të enjte edhe afrimet e reja. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidi dhe sulmuesin Bujar Hajdari, me dyshen që ka firmosur për tre sezone.
"Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se me skuadrën në stërvitjet që ajo po zhvillon në Bosnjë- Hercegovinë, janë bashkuar edhe dy futbollistë të rinj. Bëhet fjalë për portierin Jurgen Mehidri dhe sulmuesin Bujar Hajdari të cilët do të jenë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme. Mirë se erdhët në familjen kuqeblu Jurgen dhe Bujar", njofton Vllaznia.
Mehidri ka qenë në katër sezonet e fundit pjesë e Korabit, me gardinain 25-vjeçar që ka dalë nga Laçi. Sulmuesi 20-vjeçar Hajdari ka dalë nga moshat e Shkupit dhe ka luajtur edhe për Vernier në Zvicër dhe Skopje në Maqedoninë e Veriut.