Zyrtare/ Kristijan Toshevski largohet nga Tirana dhe firmos me klubin shqiptar

Zyrtare/ Kristijan Toshevski largohet nga Tirana dhe firmos me klubin shqiptar

Kristijan Toshevski

Kristijan Toshevski nuk është më futbollist i Tiranës. Mbrojtësi 29-vjeçar largohet pas tre vitesh si titullar nga bardheblutë, aty ku fitoi titullin kampion një sezon më parë. Në përfundim të kontratës, palët nuk kanë rënë dakord për një marrëveshje të re, me Tiranën që falenderon lojtarin.

" KF Tirana njofton largimin e lojtarit Kristijan Toshevski. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Toshevskin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij", shkruajnë bardheblutë.

I lindur në Tetovë, Toshevski do rikthehet në vendlindje dhe do hedhë firmën për Shkëndijën, klubin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Më herët mbrojtësi ka luajtur edhe për Teteksin, Pelisterin dhe Vardarin. Me kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, mbrojtësi ka luajtur në nëntë takime.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë

Tërmet në Napoli, njerëzit e frikësuar dalin në rrugë