Arijon Ibrahimovic është sulmuesi i ri i Lazios. Klubi i Serie A ka bërë afrimin e parë në këtë afat kalimtar dhe ka bindur sulmuesin shqiptar që të lërë Bayern Munich dhe të rikthehet në Serie A, edhe pse në huazim.
I lindur në vitin 2005, Ibrahimovic kalon te Lazio në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual, por me të drejtë blerje për 8 milionë euro. Në anën tjetër, Bayern Munich ka të drejtën e riblerjes për 20 milionë euro brenda një afati të caktuar.
Ibrahimovic është lojtari i radhës shqiptar që bashkohet me skuadrën e Lazios, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.
Deri më tani, Ibrahimovic ka zhvilluar dy ndeshje me skuadrën U20 të Gjermanisë, teksa ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë. Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e Frosinones në Serie A dhe e njeh ambientin.
Po harruat numrin 1 STRAKOSHA!
PërgjigjuShqiptar me mbiemer Ibrahimovic ? Me duket pak e cuditeshme por cdo gje eshte e mundur
PërgjigjuNuk e dija se ky emer eshte shqiptar?
Përgjigju