ANGLI - Liverpooli ka konfirmuar se ka shkarkuar trajnerin Arne Slot (47 vjeç) me efekt të menjëhershëm. Trajneri holandez u ul në stolin e të kuqve më 1 korrik të vitit 2024 dhe pas afro dy vitesh aventurë dhe një titulli kampion në Premier League do të kërkojë një klub të ri për të ardhmen.
Forma e dobët e këtij sezoni dhe vendi i pestë në Premier League, bënë që Liverpooli të mos vijonte më me trajnerin edhe pse kontrata mes palëve skadonte në verën e vitit 2027.
Shpenzimet e larta pas një sezoni që u kurorëzuan si kampionë, bënë që pritshmëritë të ishin të mëdha për ecurinë në Champions League, por nga ana tjetër të kuqtë u eliminuan në fazën çerekfinale nga PSG.
Në njoftimin për mediet, Liverpool falenderon trajnerin dhe stafin e tij, duke shtuar se emrat e trye janë në historinë e klubit si kampion të sezonit 2024-25.
"Arne largohet me mirënjohjen tonë, me një titull të Premier League në emrin e tij dhe me dijeninë se ai dhe familja e tij do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Anfield", shkruan Liverpool mes të tjerash.
Trajneri i ri - Mediet në Angli raportojnë se Liverpooli ka kontaktuar me trajnerin spanjoll, Andoni Iraola. Basku e ka mbyllur aventurën e tij me Bournemouth dhe pas një sezoni ku e dërgoi klubin në garat evropiane, kërkesat për të janë shtuar. Pritet që palët të gjejnë akordin, ndërsa Andoni Iraola ka refuzuar edhe Milanin pasi dëshiron të vijojë punën në Premier League. Pas tij ka qenë edhe Crystal Palace.
Komente








