Zyrtare Mauro Icardi jashtë planeve të Interit të Contes

Zyrtare Mauro Icardi jashtë planeve të Interit të Contes

Ish-kapiteni i Interit Mauro Icardi nuk do të jetë pjesë e turneut që skuadra zikaltre do të zhvilloj në Azi. Një detaj që e bën të sigurt largimin e Icardit nga Interi me markaton e kësaj vere. Skuadra e Interit ka njoftuar në profilin e saj në twitter se sëbashku me lojtarin kanë vendosur që sulmuesi të qëndrojë në Milano dhe të bëjë stërvitje të diferencuar nga ekipi. Kjo lëvizje vjen pas deklarimit të drejtorit sportiv Marotta i cili para disa ditësh  lajmëroi se Icardi së bashku me Naingolan nuk bëjnë pjesë e projektit të Interit të së ardhmes. Për Interin ka ngelur vetëm zyrtarizimi i shitjes së tij. Për lojtarin interesohet ekipi i Juventusit dhe Napoli.

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë