Zyrtare/ Partizani 'mbush arkat', Matondo kalon në Superligën turke

Zyrtare/ Partizani 'mbush arkat', Matondo kalon në Superligën turke

Masanga Matondo

Masanga Matondo është zyrtarisht lojtari i Hatayspor në Superligën turke të futbollit. Partizani dhe turqit kanë gjetur akordin mbi bazën e 600 mijë eurove, teksa 24-vjeçari është prezantuar në klubin e ri. Veç shumës së majme, kampionët e Shqipërisë ia kanë dalë të mbajnë edhe 20 përqind të kartonit të mesfushorit, në rast të një tjetër shitje të tij.

Kongolezi u bashkua me "Demat" në janarin e 2022, për të qenë pika kyçe e mesit të fushës sezonin e shkuar, aty ku të kuqtë ia dolën të ngrinin trofeun e kampionit. Me vlerë 500 mijë euro në treg, Matondo u afrua falas te Partizani dhe për këtë të kuqtë kanë bërë "bingo" me shitjen e tij.

Veç të ardhurave nga pjesëmarrja në Europë, aty ku Partizani luan të enjte në play-off e Conference League me Astanën, tanimë të kuqtë marrin të tjera të ardhura edhe nga shitja e një prej lojtarëve më të mirë të ekipit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër