Zyrtare/ Ernest Gjoka firmos te Skënderbeu për një vit e gjysmë, trajneri: Ekip me histori, s'i thuhet jo! Takaj: S'jemi për mbijetesë

KORÇË - Ernest Gjoka zyrtarisht është trajneri i ri i Skënderbeut me kontratë për një vit e gjysmë, kjo pas largimit të Ivan Gvozdenovic për rezultate të dobëta. Më shumë se pesë vite priti Gjoka që të drejtonte sërish një klub në Superligë, pasi aventura e tij e fundit ka qenë me Kukësin deri më korrikun e 2019.

54-vjeçari nga kryeqyteti do debutojë të enjten kundër KF Tiranës në Korçë, sfidë e javës së 16-të në Superligë. Në praninë edhe të presidentit Ardian Takaj, Gjoka u prezantua para mediave dhe tha se është në një ekip me histori.

"Puna jonë në ditë të vështira matet dhe vlerësohet. Ishte e lehtë se kur vjen propozim nga presidenti Takaj për Skënderbeun nuk mund të thuash dot jo. Kam ardhur me dëshirë shumë të madhe dhe pse nuk është në situatë të mirë, ndoshta duhet të ishte diku më sipër në tabelë, por vështirësitë e punës sonë këto janë. Në momente të caktuara, përvojën dhe eksperiencën që kemi ta japim dhe të bëjmë mirë për një skuadër me histori si Skënderbeu.

Besoni te objektivat? Po të mos besoja nuk do kisha ardhur sot. Në futboll duhen orë pune se pa orë nuk mund të japësh atë që ke, filozofinë që do. Kam besim që për dy ditë do ndryshojmë diçka në ekuilibrin dhe anën psikologjike të skuadrës", tha Gjoka.

Presidenti beson te përvoja e Gjokës, duke zbuluar se trajneri ka firmosur për një vit e gjysmë.

“Ky është vendimi i klubit, që për një vit e gjysmë këtë klub ta drejtojë Ernest Gjoka. Besoj e dini dhe vetë se ka përvojë shumë të madhe në Superligë, ka dhe eksperienca jashtë Shqipërisë, besoj me punën, me profesionalizmin, besoj do na ndihmojë dhe neve dhe veten e tij, për të pasur rezultate për pretendimet që ka klubi ynë. Nuk heq dorë nga pretendimet, nuk kemi ardhur në Superiore vetëm për të marrë pjesë. Që nga fillimi i sezonit kemi pasur pretendimet, kemi skuadrën, njohim cilësitë e Superiores dhe çfarë cilësie kemi vetë, nuk kemi pretendime në ajër, por reale”, u shpreh Takaj.

Në karrierën e tij të gjatë Gjoka ai ka drejtuar Apoloninë, Kamzën, Tomorin, Flamurtarin, Kukësin, Vllazninë, Shkëndijën, Ohod në Arabi dhe tanimë Skënderbeun.

Pesë trofe ka fituar Gjoka në karrierë. Kampionatin, Kupën dhe Superkupën me Kukësin, Kupën e Shqipërisë me Flamurtarin dhe një titull kampion i Maqedonisë së Veriut me Shkëndijën.

Trajneri ka një detyrë të vështirë, pasi pas javës së 15-të Skënderbeu me 13 pikë mban vendin e parafundit në renditje.

S.Dh/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton! Gati për ndeshjen e sotme në Premier League

Pritja merr fund, Armando Broja grumbullohet nga ekipi i parë i Everton! Gati për ndeshjen e sotme në Premier League