Zyrtare/ Sassuolo ul në stol një veteran, Bajrami dhe Kumbulla me trajner të ri

Zyrtare/ Sassuolo ul në stol një veteran, Bajrami dhe Kumbulla me trajner të ri

Bajrami, Ballardini dhe Kumbulla

Kthesë e re në pankinën e Sassuolos në Serie A. Pas shkarkimit të Alessio Dionisit, skuadra iu besua Emiliano Bigicas, por humbja e rëndë 1-6 në shtëpi ndaj Napolit ndryshoi shpejt mendjen e klubit, i cili këtë mesditë prezantoi Davide Ballardinin.

Ish-trajneri i Genoas ka ndërprerë këtë mëngjes kontratën që e lidhte me Cremonese deri në vitin 2025, duke nënshkruar me Sassuolon deri verën e këtij viti.

Marrëveshja mes palëve është gjetur edhe për shkak se klubi do i besojë një kontratë të re në rast se ia del të shpëtojë ekipin nga rënia në Serie B. Pasditen e sotme Nedim Bajrami dhe Marash Kumbulla do jenë nën urdhërat e trajnerit të ri.

"Sassuolo njofton se i ka besuar Davide Ballardinit rolin e menaxherit teknik të ekipit të parë deri më 30 qershor 2024. Me të bashkëpunëtorët Carlo Regno (asistent trajner), Nicola Tarroni (bashkëpunëtor teknik), Daniele Caleca (trajner atletike). Klubi falenderon Emiliano Bigica për gatishmërinë dhe profesionalizmin e tij. Trajneri Regno rikthehet si trajner i moshave", thuhet në deklaratë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot