Nathan Jason Jones është trajneri më i ri i SouthamptonPremier League. 49 vjeçari me origjinë nga Uellsi ka pranuar pozicionin e ri, duke nënshkruar deri në verën e 2026. Jones ka lënë Luton në Championship, duke firmosur me Southampton në elitën e Anglisë.

Jason pranon detyrën e vështirë të rimëkëmbjes së skuadrës pas rezultateve të dobëta, teksa më herët ka drejtuar Brighton, Luton, Stoke City. Në 20 ndeshjet e fundit që drejtoi Luton, trajneri ia doli të sigurojë 29 pikë në 20 ndeshje, ku përfshihen 7 fitore, 8 barazime dhe 5 humbje.

Kujtojmë se pak ditë më parë Southampton shkarkoi trajnerin Ralf Hasenhuttl pas kater vitesh që drejtonte "Shenjtorët".