Zyrtare/ 'Telenovela' mbyllet me dhimbje, Barcelona largon Xavi Hernandez

Zyrtare/ 'Telenovela' mbyllet me dhimbje, Barcelona largon Xavi Hernandez

Xavi Hernandez

Këtë të premte, presidenti i Barcelonës ​​Joan Laporta ka informuar Xavi Hernandezin se nuk do të vazhdojë të jetë trajner i ekipit të parë në sezonin 2024-25.

Takimi u zhvillua në qytetin sportiv 'Joan Gamper' dhe ishin të pranishëm zëvendëspresidenti sportiv Rafa Yuste, drejtori i sportit Anderson Luís de Souza, Deco, Xavi, Òscar Hernández dhe Sergio Alegre.

Barcelona falenderoi Xavin për punën si trajner, si dhe për karrierën e tij të paimitueshme si lojtar dhe si kapiten skuadre dhe i uron atij çdo sukses në të ardhmen.

Xavi Hernandez do të jetë trajner i skuadrës për herë të fundit në ndeshjen e së dielës si mik ndaj Sevillas. Gjatë ditëve në vijim, Barcelona do të bëjë një njoftim në lidhje me strukturën e re të ekipit të parë.

Largimi i Xavit vjen në një kohë kur çështja e trajnerit te Barcelona u bë një "telenovelë", kjo për faktin se në janar ai konfirmoi largimin në fundin e sezonit dhe disa javë më parë rinovoi me ekipin edhe për sezonin e ri, duke bërë prapakthehu.

Vetëm pak ditë më parë te Barcelona pati sërish "krisma", me Xavin që u ankua për buxhetin dhe stabilitetin financiar, teksa tani erdhi edhe shkarkimi zyrtar.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë