Zyrtare/ Teuta mbetet pa 'gjeneral', kapiteni Vila largohet pas 4 titujve

Zyrtare/ Teuta mbetet pa 'gjeneral', kapiteni Vila largohet pas 4 titujve

Emiliano Vila

Emiliano Vila nuk është më futbollist i Teutës. Kapiteni lë "anijen" në ujëra të qeta dhe pas katër sezonesh dhe po kaq titujve të fituar largohet nga ekipi. 35-vjeçari ka një karrierë të gjatë në Superligë, ndërsa duket se është në kërkim të një klubi të ri.

Me durrsakët dhe shiritin e kapitenit në krah, Vila fitoi një titull kampion në sezonin 2020-21, një Kupë të Shqipërisë dhe dy Superkupa. Për herë të parë ai veshi fanellën e Teutës në vitin 2006 dhe pas 17 vitesh si profesionist ka luajtur edhe me Dinamon e Lokomotivën e Zagrebit, Pas Gianina, Partizani, Kërkyra, Inter Baku, Skënderbeu dhe sërish në fund me Teutën.

"KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mesfushorin Emiliano Vila, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. KF Teuta falenderon Emiliano Vilen, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Vila meriton një vend në histori për gjithçka ka dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. KF Teuta i uron suksese në vazhdim", njoftojnë "Djemtë e Detit".

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë

Volejboll meshkuj/ Partizani 'kap' Tiranën në derbi, kampioni i sezonit vendoset në ndeshjen e pestë