Aleksandros Kouros nuk do jetë më futbollist i Teutës në Superligë. Mbrojtësi dhe durrsakët s'e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për të rinovuar kontratën, me 29-vjeçarin që për herë të dytë largohet nga "Djemtë e Detit".
"Aleksandër Kouros, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mbrojtësin për kontributin e tij me fanelën e Teutes, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës", njofton Teuta.
I lindur në Poliçan dhe me nënshtetësi greke, Kouros është formuar te të rinjtë e Panionios, teksa ka luajtur edhe me Atromitos, Iraklis, Apollon, AOK Kërkyra apo edhe me Kyrenia dhe Doxa në Qipro.
Mbrojtja e Teutës është për t'u ribërë sezonin e ri, teksa kanë mbetur vetëm Jazxhi dhe Kotobelli. Duket se trajneri i ri (ende nuk është vendosur), ka shumë punë për të bërë në Durrës.