Zyrtare/ Tirana i merr mesfushorin Vllaznisë

Zyrtare/ Tirana i merr mesfushorin Vllaznisë

Fjoart Jonuzi

Tirana ka prezantuar zyrtarisht Fjoart Jonuzin. Kuksianit i skadoi kontrata me Vllazninë dhe pas tre sezonesh lë shkodranët për t'iu bashkuar skuadrës së Orges Shehit. 26-vjeçari është ndër më të mirët në rolin e tij, teksa me këtë afrim Tirana ka "blinduar" mesin e fushës, duke gjetur edhe emrin e duhur për të zëvendësuar të larguarin Albano Aleksi.

Jonuzi spikati sezonin e shkuar, teksa luajti 35 ndeshje në Superligë për shkodranët duke shënuar edhe shtatë gola. Mesfushori zhvilloi edhe shtatë paraqitje në Kupën e Shqipërisë (1 gol), si edhe dy në kualifikueset e Conference League.

I dalë nga moshat e Kukësit, ai ka luajtur edhe për ekipin e parë të vendlindjes, teksa provoi edhe të luante me Laçin dhe Gjilanin (Kosovë). Prej verës së 2020 ai ishte pjesë e Vllaznisë, duke fituar dy trofe.

Pas emrave si Selmani, Kaina, Latifi, Mici apo Doka, Tirana "plaçkit" sërish në Shkodër duke marrë Jonuzin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City