Bayern Munich ka nënshkruar kontratë me sulmuesin e kombëtarës së Kosovës U21, Dion Berisha. Ishte vetë klubi bavarez që e konfirmoi këtë lajm përmes rrjeteve sociale.
“Dioni është talent ambicioz dhe ka punuar me përkushtim të madh te ekipi i Augsburgut. Ai ka fituar tashmë përvojë në ligën rajonale dhe ne jemi shumë të kënaqur që ai tani dëshiron t'i kap majat në të ardhmen në futbollin profesionist”, tha drejtori sportiv i Bayern Munich Campus, Halil Altintop.
Dion Berisha debutoi me kombëtarën e Kosovës U15 në vitin 2018, ndërsa deri më tani ishte pjesë e skuadrës së Augsburgut U19.

Komente

