ZYRTARE/ 'Topi ndalet', Franck Ribery dorëhiqet nga futbolli! Merr postin e rëndësishëm në Serie A

ZYRTARE/ 'Topi ndalet', Franck Ribery dorëhiqet nga futbolli! Merr postin e rëndësishëm në Serie A

Franck Ribery

Franck Ribery e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Në moshën 39 vjeçare ylli francez vendosi të mos zbresë më në fushë, kjo për shkak të problemeve fizike të shfaqura në fundin e sezonit të shkuar. Pjesë e Salernitanës në Serie A, tanimë francezi do marrë rolin e drejtuesit në klubin italian.

"Është fundi i një kapitulli si lojtar, por jo i historisë sime profesionale, mund të jeni të sigurt. Kështu që më duhet të them lamtumirë, për fillimin e një kapitulli të ri. Prandaj jam i detyruar të përfundoj karrierën time si lojtar profesionist këtu. Është fundi i një kapitulli fantastik në jetën time, por edhe një mundësi për të falënderuar të gjithë ata pa të cilët nuk do të isha kjo që jam sot: familja ime në fillim, që e bëri të mundur këtë. Shokët dhe trajnerët e mi, me të cilët ndava momente të pabesueshme dhe gëzime të pamata, pa harruar drejtuesit dhe stafin e klubeve në të cilat pata fatin të rritesha", shkruan Ribery.

Sulmuesi që spikati me Bayern Munich në Gjermani ka fituar 29 trofe në karrierë, duke qenë ndër lojtarët më të mirë edhe me kombëtaren e "Gjelave" në 81 ndeshje. Pjesë e Lille, Metz, Marseille, Galatasaray, Bayern Munich apo edhe Fiorentina, Ribery nuk ia doli të fitojë "Topin e Artë" në 2013, duke dalë pas Messit dhe Ronaldos.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore

Marrëveshja për emigrantët, Tajani: Shqipëria vend mik, aleat i NATO-s! Synojmë një betejë të përbashkët kundër trafikut të qenieve njerëzore