ANGLI - Tottenham ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Igor Tudor, me efekt të menjëhershëm. Tekniku kroat qëndroi në krye të skuadrës për vetëm 44 ditë, gjatë të cilave drejtoi ekipin në shtatë ndeshje zyrtare. Performanca e dobët rezultoi vendimtare për këtë vendim, pasi londinezët pësuan pesë humbje, një fitore dhe një barazim në të gjitha kompeticionet.
Goditja e fundit erdhi me humbjen 3-0 ndaj Nottingham Forest, rezultat që e la Tottenhamin në vendin e 17-të në Premier League.
Aktualisht, skuadra ndodhet vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, ndërsa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në përfundim të sezonit, duke e bërë situatën tejet kritike.
Igor Tudor e mori drejtimin e ekipit më 14 shkurt, pas shkarkimit të Thomas Frank, por nuk rezultoi një histori dashurie. Klubi londinez pritet të njoftojë së shpejti emrin e trajnerit të ri që do të udhëheqë skuadrën në fazën përfundimtare të kampionatit.
Komente







