Salvatore Bocchetti është trajneri i ri i Hellas Verona në Serie A. 35 vjeçari merr vendin e Gabriele Cioffi, që u shkarkua disa ditë më parë për rezultate jo të mira. Vendi i 18 në nëntë javët e para bëri që drejtuesit të merrnin vendimin drastik për 46 vjeçarin, që u emërua në verë.
Vendin e tij e merr ish-lojtari i Serie A, që në 2015-16 ka qenë pjesë edhe e Milan, veç skuadrave të tjera elitare. Trajner te moshat e Veronës dhe më pas zëvendës në stafin teknik, barra për 36 vjeçarin është e madhe, duke drejtuar për herë të parë në nivelin më të lartë të futbollit italian.
"Hellas Verona FC njofton se drejtimin teknik të ekipit të parë ia ka besuar Z. Salvatore Bocchetti. I lindur në Napoli më 30 nëntor 1986, Bocchetti përfundoi karrierën e tij të gjatë si futbollist në vitin 2021, gjatë së cilës ai luajti për nëntë vjet në ligën ruse, fillimisht duke veshur fanellat e Rubin Kazan dhe më pas të Spartak Moskës dhe në Itali, në kampionatet e Serie A dhe Serie B duke luajtur me Lanciano, Ascoli, Frosinone, Genoa, Milan, Verona dhe Pescara.
Pas karrierës së tij si futbollist, sezonin e kaluar ai bashkëpunoi me trajnerin Igor Tudor në krye të ekipit të parë verdheblu, duke e mbyllur kampionatin e Serisë A 2021/22 në vendin e nëntë të renditjes me 53 pikë. Në sezonin aktual, Bocchetti vazhdoi rrugën e tij me Hellas Verona, duke drejtuar ekipin Primavera në këtë start të kampionatit, me të cilin deri më tani ka shënuar shtatë pikë, rezultat i një fitoreje, katër barazime dhe dy humbje", njofton Verona.
Salvatore Bocchetti
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.5%
-
Vendos filtra
16.5%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7760
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Milan e Juventus 0-0 në një sfidë të shëmtuar, Atalanta fiton dhe merr kreun! Interi i jep 'shuplakë' Veronas
23 Nëntor, 20:00
-
Sot kundër Juventusit, Fonseca: Ne jemi Milani, fitojmë! Motta: Na duhet një ndeshje e madhe
23 Nëntor, 16:13
-
Napoli parakalon Juventusin, në Itali e bëjnë të sigurt: Ardian Ismajli ka akord me të kaltrit
22 Nëntor, 15:39
-
Kristjan Asllani pret edhe një shans nga Interi, më pas në diskutim e ardhmja! Projektohet nga minuta e parë
22 Nëntor, 13:30
-
Sylvinho 's'e ka parë' ende, Fiorentina ofron 10 milionë euro për Cristian Shpendin
22 Nëntor, 11:11
-
Ish-mesfushori i Interit, Guarin flet për luftën me alkoolin: Piva 70 birra në një natë, kam tentuar vetëvrasjen
21 Nëntor, 15:21
-
Serie A/ Stadiumi 'sold-out' për Milan - Juve! Dëmtohet Vlahovic, për kuqezinjtë ka rikthime
21 Nëntor, 12:01
-
Buffon: Po, kam vendosur baste! Kurrë për Juven dhe Italinë
21 Nëntor, 10:25
-
Ardian Ismajli magjeps Conten, Napoli 'sparkatë' Juventusit për mbrojtësin e Kombëtares
21 Nëntor, 08:56
-
Zyrtare/ Vieira trajneri i ri i Genoas, tifozët i dalin kundër! Në ekip ka ‘uraganin’ Balotelli
20 Nëntor, 22:58
-
Asllani i dërgon 'sms' Inzaghit: Gati të zëvendësoj Calhanoglu, jam 22 vjeç dhe ndihem i rritur
20 Nëntor, 21:31
-
Pjesë e Lazios në Serie A, Dia infektohet me malarie gjatë stërvitjes me Senegalin
15 Nëntor, 15:28