Futbollisti shqiptar i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami ka dhënë lamtumirën nga karriera e tij ndërkombëtare.

Pas 83 paraqitjeve të bërë me “Helvetët”, në moshën 33-vjeçare Behrami ka vendosur t’i japë fund.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë lojtari në Instagram ku edhe shkruan:

Karriera ime ndërkombëtare ka përfunduar. Kapitull i mbyllur.

Valon Behrami

(Postimi i Valon Berhamit në Instagram)

Aktualisht Behrami luan për Udinese-n në Serie A, ndërsa për Zvicrën ka luajtur që nga viti 2005 duke u përballur me një lumë kritikash pasi nuk zgjodhi të luante me Kombëtaren Shqiptare.