Zyrtare/ Vetëm pesë muaj, sulmuesi largohet nga Partizani

Zyrtare/ Vetëm pesë muaj, sulmuesi largohet nga Partizani

Remzifaik Selmani 

Remzifaik Selmani nuk është më pjesë e Partizanit në Superligë. I afruar te "Demat" në shkurtin e 2023, aventura e 26-vjeçarit me kampionët e Shqipërisë zgjati pak, duke fituar edhe kamponatin.

Vetëm pesë ndeshje dhe një gol në pesë muaj janë shumë pak për tetovarin, që gjeti akordin dhe u largua nga skuadra me konsensus. I afruar nga Mezokovesd në Hungari, Selmani ka luajtur me klube si Renova, Shkëndija, Ujpest apo edhe Llapi.

"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Remzifaik Selmanin. Sulmuesi dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Faleminderit Remzifaik Selmani për  kontributin e dhënë me fanelën e kuqe. Të urojmë shumë suksese në karrierën sportive", njofton klubi kampion i Shqipërisë.

Duket se mungesa e hapësirave ka bërë që sulmuesi dhe Partizani të ulen në diskutime, duke gjetur akordin për shkëputjen e kontratës që skadonte më qershorin e 2025.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara

Largohen protestuesit e pakët, lirohet qarkullimi në të gjitha akset e bllokuara