Zyrtarët amerikanë: Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
Tanke izraelitë afër kufirit me Libanin
Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në instrastruktrës ushtarake dhe të energjisë.
Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura ngha Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gazë.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.
Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.
Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.
Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.
Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.
Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”./REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Bombardimet izraelite në Gaza dhe Libanin jugor, 25 të vdekur! Media: Hamasi planifikoi sulm si ai i 11 shtatorit kundër Izraelit! Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani
13 Tetor, 11:07
-
Agjencia iraniane: Teherani dërgon dy satelitë në Rusi, për t'u lëshuar në orbitë
12 Tetor, 20:46
-
Lufta/ Sulm kibernetik ndaj Iranit, preken edhe impjantet nukleare! Kufizohet përdorimi i pajisjeve elektronike në avionë! Unifil: Një tjetër ushtar u plagos
12 Tetor, 10:04
-
Ekskluzive/ VOA: Hezbollahut po i mbarojnë fondet, ndërsa Izraeli vazhdon bombardimet
12 Tetor, 09:07
-
BE-ja, sanksione të reja ndaj Iranit
11 Tetor, 21:30
-
Hapet Xhamia e Namazgjasë! Rama e Erdogan presin shiritin! Presidenti turk: Më e madhja në Ballkan! Kryeministri: Zoti na ndihmoftë në rrugën ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut!
10 Tetor, 16:07
-
Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur
10 Tetor, 15:25
-
Lufta/ Erdogan nga Tirana: Izraeli kërcënim global, bota t'i bëjë presion! Shqipëria të bëjë pjesën e saj! Rama: Ndahemi në një pikë! Në planin e paqes Hamasi s'ka vend
10 Tetor, 14:24
-
Izraeli paralajmëron: Sulmi ndaj Iranit do të jetë 'vdekjeprurës' dhe 'befasues'
9 Tetor, 21:06
-
BE-ja hap ‘korridor ajror’ për të dërguar ndihma në Liban
9 Tetor, 15:23
-
Biden-Netanyahu telefonatë sot për planet për sulm ndaj Iranit! Izraeli: Të ndalet para se të jetë vonë
9 Tetor, 07:24
-
Izraeli: Pasardhësi i Nasrallahut në pushtet mund të jetë ‘eliminuar’
8 Tetor, 22:42