Gjermania: Opozita të futet në zgjedhje, akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë

Gjermania i ka bërë një tjetër thirrje të fortë opozitës shqiptare që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa akuzat për vjedhjen e votave për procesin e 2017 t'ia lerë drejtësisë për ta verifikuar. Christian Hellbach, i ngarkuar me punë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossoëski, i ngarkuar për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme vizituan Shqipërinë, ku zhvilluan takime me Metën, Ramën, Bashën dhe ministrat Lleshaj e Cakaj.

Pas takimeve ata kanë bërë një deklaratë publike për qendrimin e tyre, pasi dëgjuan të gjitha palët për situatën aktuale politike në vend. Dy zyrtarët gjermanë e konsiderojnë të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe të papranueshme dhunën në protestë, ndërsa i kërkojnë që të futet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe akuzat për blerjen e votave t'ia lerë drejtësisë për t'i verifikuar.  Christian Hellbach dhe Thomas Ossoëski vlerësojë se reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë.

Ndërkohë, ata i kujtojnë politikës shqiptare se Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh, që reforma zgjedhore të shkojë përpara, pasi ka financuar ndër të tjera edhe punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim, prandaj duhet të miratohet. Opozita ka akuzuar se qeveria ka blerë votat, ndërsa gjermanët i bëjnë thirrje që instrumentet për ta parandaluar fenomenin mund të arrihen vetëm me një parlament funksional dhe jo djegien e mandateve. Më herët edhe SHBA-ja dhe BE-ja i kanë bërë thirrje opozitës që të futet në zgjedhje, por PD dhe LSI-ja kanë hedhur hapin e parë drejt bojkotit, pasi nuk dorëzuan komisionerët në KQZ


Deklaratë e Dr. Christian Hellbach dhe Thomas Ossoëski +++
Në përfundim të vizitës së tyre në Tiranë Dr.Christian Hellbach, I Ngarkuari  për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossoëski, I Ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme deklaruan:

„Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike  Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në cdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme.

Është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete. Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar.

Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.  Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave  si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi.  Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore. Akuzat, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë".

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liu të qiu: 22/03/2019 18:13

    O popull SHQIPTAR SHIKONI SE ÇFAR BËHET NË SHQIPRI KLYSHI I QELBËSIRËS SË RUSTEM MUT GJATËS BËHET DEMOKRAT. NË NJË KOH QË RUSTEM QELBËSIR GJATA KA QEN KLYSHI FËLLIQSIRËS ENVER HOXHA. RUSTEM MUT GJATA KA QEN PROKUROR NË KOHËN E LARGQOFTIT ENVER MUT HOXHËS. E KLYSHI I TIJ QË ËSHTË SI QEL DETI ËSHTË BËR DEMOKRAT. A E KUPTONI KUSH ËSHTË KRYEKRIMINELI SALHE SHIKONI ÇFAR NJËRZISH KA MBLEDHUR MBAS VETES TË GJITH MBETURINAT E KOMONISTËVE SI ÇLIRIM QELBËSIR GJATA ME SHOK.MJER SHQIPRIA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë