TIRANË - Të gjithë zyrtarët e lartë që nuk bëjnë deklarimin e pasurisë në kohë apo nuk dëshmojnë edhe interesat e tyre private në formularin e deklarimit të pasurive rrezikojnë që të dënohen deri në 6 muaj burg. Ndryshimet e bëra në Kodin Penal dhe të dekretuara nga presidenti Bujar Nishani janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe është parashikuar se për zyrtarët e lartë të ashpërsohet masa e dënimit në rast se ata nuk tregojnë të dhënat e tyre pasurore apo interesat private.
/Shqiptarja.com











