Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se qeveria është gati për një luftë të gjatë me Shtetet e Bashkuara dhe vazhdimin e sulmeve ndaj vendeve të Gjirit në një përpjekje për t'i ushtruar presion mbi to që të bindin Presidentin Donald Trump të tërhiqet nga konflikti.

Paralajmërimi erdhi nga Kamal Kharazi-n, këshilltari i politikës së jashtme në Zyrën e Liderit Suprem gjatë një interviste për CNN në Teheran. Ai deklaroi se lufta do të përfundojë vetëm përmes vështirësive ekonomike.

"Nuk shoh më hapësirë ​​për diplomaci. Sepse Donald Trump i ka mashtruar të tjerët dhe nuk i ka mbajtur premtimet e tij; ne e kemi përjetuar këtë në dy raste gjatë negociatave: ndërsa ishim duke negociuar, ata na goditën. Kjo luftë po ushtron shumë presion - presion ekonomik - mbi të tjerët, për sa i përket inflacionit dhe mungesës së energjisë; kështu që nëse vazhdon, ky presion do të rritet më tej dhe të tjerët nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të ndërhyjnë", tha Kharazi për CNN.


Lajmi kryesor:

Turma njerëzish mblidhen në Teheran për fjalimin e parë të Mojtaba Khamenei! NATO rrëzon raketën balistike iraniane mbi Turqi