Presidenti Meta ka pranuar ditën e sotme Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të Kanadasë, Sh.S.Znj. Alesandra Bugailiskis.

Presidenti Ilir Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe të konsoliduara midis dy vendeve. Duke u ndalur në partneritetin e ngushtë në NATO, ku theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadrin e trupës paqeruajtëse shumëkombëshe nën drejtimin e Kanadasë në Letoni.

Gjithashtu presidenti vlerësoi praninë në Kanada të komunitetit mjaft cilësor shqiptar, si dhe shprehu besimin se prania e këtij komuniteti do të ndikojë për forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve edhe në aspektin ekonomik e kulturor.

Meta theksoi se duhet bërë më shumë për të inkurajuar  bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta kanadeze në Shqipëri.

Er.K/Shqiptarja.com