Merr fund ankthi për sulmuesi shkodran Sindrit Guri, i cili tashmë do të luajë në kampionatin belg të futbollit. Sulmuesi i Kukësit ka nënshkruar për tre vite me ekipin belg Oostende.
Lajmi është bërë zyrtar nga klubi belg, i cili njoftoi përmes një deklarate për shtyp për akordin me “bomberin” e Kukësit.
Njoftojmë se kemi arritur marrëveshjen me Sindrit Gurin, sulmuesin shqiptar, i cili luan në Superligën e Shqipërisë me skuadrën e Kukësit dhe është golashënuesi më i mirë i kampionatit. Guri do të nënshkruajë për 3 sezonet e ardhshme me klubin tonë, ndërsa këto ditë pritet të vijë për të kaluar testet mjekësore.
Shkruan klubi i Ostende në komunikatën për shtyp
(Njoftimi i klubit belg për transferimin e Sidrit Gurit)