Rama në SHBA, merr pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste
25 Shtator, 21:31
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në New York, mori pjesë në takimin vjetor të Presidiumit të Internacionales Socialiste, në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste. Rama është zv/president i Presidiumit të Internacionales Socialiste.

Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë derisa nuk ndryshojnë rrethanat në botë
25 Shtator, 19:03
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë dhe Serbia të mund të paraqesë kërkesat e saj në përputhje me Ligjin ndërkombëtar publik.

Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Ministri Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës
25 Shtator, 17:48
Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Shqipëria mbetet e vendosur me vendosmëri për të promovuar paqen dhe stabilitetin, nxitjen e dialogut dhe rritjen e bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor

SHBA 'e shqetësuar' nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv
25 Shtator, 15:02 -
Ambasadori Hovenier: SHBA-ja pret nga Kosova e Serbia ta marrin seriozisht dialogun
25 Shtator, 13:28
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara presin që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore, pasi ka pasur ngecje në vitin e fundit.

Një grup me 14 gjyqtarë të dy shkallëve të GJKKO vizitë në SHBA: Ju mbështesim të vendosni në mënyrë të pavarur dhe me fakte, pavarësisht kërcënimeve!
25 Shtator, 10:57
Delegacioni filloi vizitën në Denver, Kolorado, ku u takua me dymbëdhjetë gjyqtarë amerikanë të themelit dhe të apelit dhe vëzhguan procedurat gjyqësore: Me rëndësi vendosja e çështjeve në mënyrë të pavarur, pa ndikim të jashtëm dhe këmbëngulje, pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve!

Atentati i dyshuar ndaj Trump, Prokuroria e SHBA: Ryan Routh nën akuzë për përpjekje për të vrarë një kandidat për president
25 Shtator, 09:18
Akuzat pasqyrojnë vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë se ai thuri plane për të vrarë kandidatin republikan, ndërsa drejtoi një armë gjysmë automatike në fushën e golfit në West Palm Beach të Floridas, ku po luante Trump, më 15 shtator. Ndaj Ryan Routhit rëndojnë dy akuza të tjera për armëmbajtje të paligjshme. Ai shkroi dhe një letër në të cilën përshkruante qëllimet e tij

‘Një nga personat e shpëtuar prej autoriteteve shqiptare në jahtin amerikan, ishte një femër belge’, shkrimi i ‘New York Times’, për ngjarjen e rrallë në brigjet e Adriatikut, në qershor 1987
24 Shtator, 22:06
Në largimin e ftohtë nga armiqësia e gjatë e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpëtoi (çliroi) një jaht privat, të një amerikani që kishte hyrë në ujërat territoriale të saj, gjatë një stuhie që kishte ndodhur në qershor 1987, duke i strehuar katër udhëtarët e tij për tri ditë me radhë dhe duke i lejuar ata më pas, që të vazhdojnë udhëtimin pasi ishte përmirësuar moti

SHBA dhe BE në njëvjetorin e Banjskës: Përgjegjësit të japin llogari
24 Shtator, 18:56
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar që të gjithë të përfshirët në sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit një vit më parë të mbahen përgjegjës

DASH pret nga Serbia që autorët e sulmit në Banjskë të përgjigjen pa vonesë
24 Shtator, 18:36
Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se të gjithë personat e përfshirë në planifikimin dhe kryerjen e sulmit në fshatin Banjskë në veri të Kosovës me 24 shtator të vitit 2023, duhet të vihen para drejtësisë