Drejtoi grupin që shkaktoi trazirat në Kongresin amerikan, Oath Keepers dënohet me 18 vite burg
25 Maj 2023, 22:19
Lideri i milicisë së krahut të djathtë, Stewart Rhodes, është dënuar me 18 vjet burgim për rolin e tij në trazirat në ndërtesën e Kongresit amerikan, më 2021.

Guvernatori DeSantis dhe sfida që paraqet për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA
25 Maj 2023, 17:27
Guvernatori republikan i Floridës Ron DeSantis ka hyrë tashmë zyrtarisht në garën presidenciale të vitit 2024. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman, që ai të përballet me kandidatin potencial të Partisë Demokrate, Presidentin Joe Biden, do t’i duhet të mposhtë fillimisht, ish-Presidentin Donald Trump.

Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi
25 Maj 2023, 14:42
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Hotla Zaçaj. Kryediplomatja, e ka uruar këtë të fundit për detyrën

Një vit nga masakra në Uvalde, Biden përsërit thirrjen për ndalimin e armëve luftarake
25 Maj 2023, 13:19
Presidenti Joe Biden përsëriti thirrjen për ndalimin e armëve luftarake, ndërsa ai dhe bashkëshortja e tij Jill, mbajtën zi në Shtëpinë e Bardhë për jetët e humbura një vit më parë në një shkollë fillore në Uvalde, të Teksasit.

Dialogu Kosovë-Serbi/Vuçiç takohet me senatorët amerikanë! Bisedime për raportet me SHBA-në dhe Kosovën
25 Maj 2023, 12:21
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka thënë se ka zhvilluar “një bisedë të hapur” me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Beograd më 25 maj.

SHBA dhe Korea e Jugut stërvitje të përbashkët ushtarake në kufi me Korenë e Veriun
25 Maj 2023, 10:21
Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të fillojnë stërvitjet masive dhe manovrat ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten, pavarësisht paralajmërimit të shtetit të izoluar komunist se nuk do të lejojë diçka të tillë, pasi e percepton si një ushtrim armiqësor në pragun e kufirit të saj.

Republikanët, Shtëpia e Bardhë shohin progres në negociatat për tavanin e borxhit
25 Maj 2023, 07:25
Negociatorët e Presidentit demokrat Joe Biden dhe drejtuesit republikan Kevin McCarthy mbajtën të mërkurën bisedime që të dyja palët i quajtën frutdhënëse, në përpjekje për të rritur tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara, që është në nivelin 31.4 trilionë dollarë, dhe për të shmangur kështu një situatë me pasoja katastrofike që do të krijohej nga mospagimi.

E rëndë në Shkodër, amerikania vret veten në hostelin ku banonte me qira! Dyshohet se vdiq nga mbidoza e ilaçeve
24 Maj 2023, 21:56
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër këtë të mërkurë. Një amerikane ka vrarë veten në një hostel ku banonte me qira. 36-vjeçarja ishte banuese në Texas te SHBA-ve

Apple, marrëveshje me vlerë miliarda dollarë me Broadcom për gjysmëpërçues të prodhuar në SHBA
24 Maj 2023, 21:47
Kompania Apple Inc tha të martën se ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë disa miliardë dollarë me prodhuesin e përçuesve Broadcom Inc. për të përdorur gjysmëpërçues të prodhuar në Shtetet e Bashkuara

Xhaçka takim informal në KS me diplomaten amerikane, korrespondenti i Report TV në SHBA: Në fokus siguria kibernetike, pjesë edhe Mira Murati
24 Maj 2023, 20:56
Korrespondenti i Report Tv, Denion Ndrenika në një lidhje live nga Nju Jorku ka treguar mbi një takim informal që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit e udhëhequr nga Xhaçka dhe diplomaten amerikane, Linda Thomas Greenfield.