Berisha shtyu Alibeajn në Foltoren e Kuvendit, Kim: Sulme të tilla i përkasin të shkuarës që nuk duhet të përsëritet! Ish-kryeministri: Pozicion qesharak i guvernatores
21 Prill 2022, 16:35
Incidenti i sotëm në Kuvend, ku Sali Berisha mori forcërisht Foltoren e Kuvendit duke shtyrë kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka marrë edhe vëmendjen e zyrave diplomatike në vendin tonë. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar ashpër duke thënë se ditët e sulmeve dhe kërcënimeve i përkasin të shkuarës dhe nuk duhet të përsëriten.

‘Je budalla’, Trump del jashtë kontrollit, shau gazetarin dhe ‘braktisi’ intervistën: Zgjedhjet presidenciale të 2020 të pandershme
21 Prill 2022, 08:46
Ish-presidenti Donald Trump doli jashtë kontrollit gjatë një interviste. Pasi ka quajtur gazetarin Piers Morgan të pandershëm dhe budalla, ai është çuar dhe është larguar menjëherë nga intervista.

Frikë nga drejtësia? Freedom House: PD dhe LSI sulmuan SHBA dhe BE sepse mbështesin organet që po hetojnë zyrtarë të lartë
20 Prill 2022, 15:29
“Vitet e fundit dhe veçanërisht gjatë vitit 2021, fraksione brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike, e kanë shtuar retorikën e tyre të ashpër kundër SHBA-së dhe BE-së, duke pretenduar se ato po ndërhyjnë në sovranitetin dhe punët e brendshme të vendit”. Kështu shkruan organizata Freedom House në raportin e fundit “Nations in Transit 2022”, teksa thekson se ky sulm i partive opozitare mbi aleatët e Shqipërisë e ka një arsye.

Gjykata e Londrës vendos ekstradimin drejt SHBA të Julian Assange! Tashmë fati i themeluesit të WikiLeaks është apeli
20 Prill 2022, 13:20
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange është vetëm një hap më afër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara, ku ai pritet të gjykohet për akuzat e Spiunazhit, pasi një gjykatë në Londër i dërgoi urdhrin e dorëzimit të tij qeverisë britanike për miratim.

Evi Kokalari “tradhton” Berishën: Për 80 vjet na kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit
20 Prill 2022, 12:29
Evi Kokalari, mbështetja e vetme “amerikane” për Sali Berishën, shkruan se Shqipërinë për 80 vjet e kanë drejtuar kriminelët dhe të korruptuarit

Mero Baze: Presidentin që nuk e pranoi Perëndimi
19 Prill 2022, 19:19
Pesë vjet më parë Kuvendi i Shqipërisë bëri një zgjedhje politikisht korrekte për president, duke zgjedhur përfaqësuesin e një pakice të koalicionit si kandidat për president. Ilir Meta, i cili ngjante i zemëruar ditën që u zgjodh president, pasi po përpiqej të viktimizohej sikur po e merrnin peng, në fakt mbajti peng për pesë vite institucionin e presidentit të Republikës.

Senatorët amerikanë takohen me Vuçiç: Sanksioni Rusinë! Presidenti serb: Prioriteti ynë, të përmirësojmë bashkëpunimin me SHBA-në
19 Prill 2022, 18:52
Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, thanë se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

PS s’përjashtoi Ornaldo Rakipin, Alibeaj: Rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’! Basha: Sot shqiptarët e ndërkombëtarët e kuptuan kush do politikanë të lidhur nga krimi
19 Prill 2022, 14:27
Partia Demokratike ka reaguar për vendimin e PS-së për të mos përjashtuar nga grupi Ornaldo Rakipin, pasi babai i tij, Aqif Rakipi u shpall ‘non grata’ nga SHBA. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Edi rama e ka të pamundur të ndahet nga ‘non gratat’ prandaj nuk e përjashtoi Rakipin.

Rudina Hajdari rikthehet pas gati 3 vitesh në selinë blu, zbut tonet ndaj Berishës: Të rrijë në PD, por jo të jetë kryetar! Problemi i tij me SHBA, është personal
18 Prill 2022, 15:12
Rudina Hajdari është rikthyer pas më shumë se 3 vitesh në selinë e Partisë Demokratike, që pas përjashtimit të saj nga Lulzim Basha në 2019, nga ku ka folur për zhvillimet më të fundit në kapin blu.