Vizita e kongresmenëve amerikanë në Tiranë, Kim: Tregues se marrëdhëniet mes shteteve tejkalojnë ato partiake! Vizituam edhe afganët
8 Nëntor 2021, 19:49
Pas takimit të kongresmenëve amerikanë me kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim thotë se këto takime tregojnë se marrëdhëniet mes shteteve shkojnë përtej atyre politike.

8 persona humbën jetën gjatë koncertit, paditen Travis Scott dhe Drake, dy pjesëmarrësit e lënduar kërkojnë nga 1 milionë dollarë dëmshpërblim
8 Nëntor 2021, 19:06
Travis Scott dhe Drake do të përballen me ligjin pas një padie që kanë ngritur dy nga pjesëmarrësit që mbetën të plagosur gjatë koncertit tragjik të dy këngëtarëve në Teksas, ku u shënuan 8 viktima dhe rreth 300 të plagosur.

'Miqësi e partneritet që po forcohet dita-ditës', Rama pret në zyrë kongresmenët amerikanë dhe ambasadoren Yuri Kim (FOTO)
8 Nëntor 2021, 12:37
Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale shprehet se dita ditës po forcohet miqësia dhe partneriteti mes dy vendeve.

Shtetet e Bashkuara heqin ndalimin e udhëtimeve për shkak të pandemisë
8 Nëntor 2021, 10:58
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Shtetet e Bashkuara do të pranojnë udhëtarët që janë vaksinuar plotësisht me ndonjë nga vaksinat e miratuara për përdorim emergjent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, jo vetëm ato që janë në përdorim në SHBA.

SHBA/ Një gjykatë apeli bllokon përkohësisht rregullin e administratës Biden për vaksinim të detyrueshëm
8 Nëntor 2021, 07:42
Një gjykatë federale e apelit në SHBA bllokoi përkohësisht të shtunën rregullin e administratës së presidentit Biden, sipas së cilit punonjësit në kompanitë amerikane me të paktën 100 vetë duhet të vaksinohen kundër COVID-19 ose të testohen çdo javë, duke përmendur probleme "të mëdha statutore dhe kushtetuese" me këtë rregull.

FOTO/ Ia dorëzuan ushtarit amerikan në aeroportin e Kabulit, çifti afgan në kërkim të djalit
7 Nëntor 2021, 20:21
Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya e gjetën veten dhe pesë fëmijët e tyre më 19 gusht në një turmë kaotike jashtë portave të aeroportit të Kabulit në Afganistan, kur një ushtar amerikan, nga mbi gardhin e lartë, pyeti nëse kishin nevojë për ndihmë. Nga frika se foshnja e tyre dy muajshe Sohail do të shtypej në përleshje, ata ia dorëzuan atë ushtarit, duke menduar se së shpejti do të arrinin në hyrje, e cila ishte vetëm rreth 5 metra larg.

Shtatë kongresmenë në SHBA letër Joe Biden: Serbia po rrezikon stabilitetin e Ballkanit Perëndimor
7 Nëntor 2021, 15:57
Kongresmenët nënvizojnë se mediat pranë qeverisë kanë marrëdhënie të ndërsjellë duke i shërbyer pushtetit dhe duke përfituar financiarisht nga ana tjetër.

Biden urdhëron që punonjësit e kompanive private të vaksinohen deri më 4 janar! Gjykata e SHBA e pezullon: Ka probleme kushtetuese
7 Nëntor 2021, 08:32
Një gjykatë apeli në SHBA ka bllokuar përkohësisht urdhrin e presidentit Joe Biden që punëtorët e kompanive private që kanë mbi 100 punonjës të vaksinohen ose të testohen çdo javë.

‘Trupi’ i pamposhtur i Koresë së Veriut, forcat ushtarake nisin konkursin me armë zjarri për mbrojtjen e brendshme
7 Nëntor 2021, 05:11
Trupat ushtarak të Koresë së Veriut mbajtën një garë zjarri artilerie gjatë fundjavës, si pjesë e përpjekjeve për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit duke i vënë theksin fuqisë së saj dominante. Stërvitjet jo të zakonshme nisën ditën e shtunë dhe vijnë pasi Koreja e Veriut e sheh si avantazh kundrejtë SHBA-ve dhe Koresë së Jugut.

Atentat në banesën e kryeministrit të Irakut, një dron i ngarkuar me eksplozivë plagos 6 persona
7 Nëntor 2021, 03:47
Një sulm në rezidencën e udhëheqësit të Irakut Mustafa al-Kadhimi ka lënë 6 persona të plagosur. Tentativa në Zonën e Gjelbër të kryeqytetit ishte e qëllimshme jo vetëm për të ngritur alarm por për një vrasje të mnirë llogaritur. Sipas njoftimeve nga mediat e huaja kryeministri dhe të lënduarit ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën ndërkohë që pati vetëm dëme materiale.