Heroi i panjohur u hodh nga 25 metra lart në ujë dhe shpëtoi foshnjën që ra nga makina
4 Maj 2021, 10:19
Vajza 23-muajshe e cila rrëshqiti nga një makinë dhe ra në ujë nga një urë mbi 25 m e lartë të dielën, pas një përplasjeje të shumë automjeteve në Ocean City, Maryland, është shpëtuar nga mbytja nga një hero i heshtur, i cili u hodh në ujë për të shpëtuar fëmijën.

‘Defender 21’, nis nga Durrësi stërvitja më e madhe ushtarake! Gjenerali Wolters dhe Kim: SHBA, krah Shqipërisë gjithmonë! Rama: Të ngjisim marrëdhëniet në pikën më të lartë
4 Maj 2021, 09:22
Ka nisur zyrtarisht ditën e sotme nga Porti i Durrësit stërvitja ‘Defender Europe 21’ më e madhja ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe. Ambasadorja Kim theksoi edhe njëherë se SHBA qëndron krah Shqipërisë, ndërsa për Ramën kjo stërvitje dëshmon se marrëdhëniet tona janë në pikën më të lartë. Meta tha se Shqipëria do justifikojë besimin e dhënë nga NATO.

Presidenti i SHBA, Biden katërfishon kufirin për pranimin e refugjatëve krahasuar me administratën Trump
4 Maj 2021, 08:32
Presidenti i SHBA, Joe Biden ngriti zyrtarisht të hënën kufirin maksimal për pranimin e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara në 62,500 këtë vit, disa javë pasi u përball me kritika nga të dyja partitë për vonesën në zëvendësimin e një kufiri rekord të ulët të vendosur nga ish Presidenti Donald Trump.

‘Sakrifica’ e nënës në SHBA, filmoi me telefon teksa po i rrihnin brutalisht të bijën për të denoncuar me fakte drejtoreshën e shkollës fillore
3 Maj 2021, 15:18
Një drejtoresh shkolle nga Florida në SHBA, po përballet me drejtësinë, pasi pamjet e rëndë ku ajo shfaqet duke rrahur brutalisht një vajzë 6-vjeçare me një dru, kanë qarkulluar në internet dhe kanë shokuar botën.

Dita e Lirisë së Medias, Kim: SHBA mbështet sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias! Soreca: Është një gur themeli i shoqërive demokratike
3 Maj 2021, 09:00
Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias.

'SHBA dhe BE t’i bindin pesë vendet evropiane që ta njohin Kosovën', zyrtarja e lartë: Non-paperi 'slloven', i rrezikshëm!
2 Maj 2021, 08:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar me të drejtë takimin e paralajmëruar për 11 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sepse palët duhet të jenë të përgatitura para secilit takim, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Engjellushe Morina, anëtare e lartë për politika në programin “Wider Europe” të Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), me seli në Berlin.

Rritja e rasteve me COVID-19, Australia merr vendimin drastik, 5 vite burg ose gjobë për të kthyerit nga India! SHBA kufizon udhëtimet hyrëse
1 Maj 2021, 10:04
Qytetarët australianë që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me 5 vjet burg ose me gjoba të rënda pasi qeveria e ka bërë udhëtimin përkohësisht të paligjshëm. Ministria e Shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që janë infektuar me Covid-19 në Indi.

Nuk po gjente maskën anti-COVID, moment ‘paniku’ për presidentin amerikan Biden: Jam në telashe
30 Prill 2021, 14:49
Momenti i “panikut” që ka përjetuar presidenti amerikan, Joe Biden teksa nuk po gjente maskën e tij, po bën xhiron e rrjetit.

Al Kaeda premton “luftë në të gjitha frontet” kundër Amerikës, ndërsa Biden dhe NATO tërheqin trupat nga Afganistani
30 Prill 2021, 10:37
Pas pothuajse 20 vitesh në Afganistan trupat amerikane dhe të NATO-s kanë filluar të tërhiqen deklarojnë burimet nga Shtëpia e Bardhë.

Pfizer do të dërgojë dozat e para të vaksinës së prodhuar në SHBA, vendi i parë Meksika
30 Prill 2021, 08:59
Pfizer do të dërgojë në Meksikë, dozat e para të vaksinës anti-COVID, të cilat janë prodhuar në një fabrikë në Michigan, në SHBA.