Çfarë do të ndryshojë Joe Biden që në ditën e parë si president i SHBA? (VIDEO)
20 Janar 2021, 13:20
Në orët e tij të para si president, Joe Biden do të rrëzojë disa nga dekretet kryesore të presidentit në largim Donald Trump, në lidhje me emigracionin, ndryshimet e klimaterike dhe trajtimin e pandemisë.

Epokë e re në SHBA pas Trump, betohen Joe Biden dhe Kamala Harris! Presidenti: Demokracia ka triumfuar, por kemi shumë për të 'shëruar'! Firmos dekrete 'të guximshme' (VIDEO)
20 Janar 2021, 13:02
Në SHBA nis një epokë e re. Joe Biden është betuar sot, në një ceremoni solemne, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën si presidenti i 46-të i SHBA-së. Gjithashtu, është betuar edhe zv. Presidentja Kamala Harris, e cila ka shkruar historinë si e para grua në këtë post si edhe e para grua me ngjyrë.

Orët e fundit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump fal 70 të dënuar, mes tyre ish-këshilltari Steve Bannon
20 Janar 2021, 07:43
Në orët e fundit të qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka falur aleatët e tij të palëkundur, disa të akuzuar për korrupsion. Trump ka falur ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 70 persona të tjerë.

Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re por nuk përmend Biden
20 Janar 2021, 07:32
Presidenti amerikan Donald Trump, në një fjalim lamtumire të bërë publik të martën, bëri thirrje për lutje për administratën e re të Presidentit të zgjedhur Joe Biden, por nuk e përmendi emrin e pasardhësit të tij demokrat.

Inaugurimi i Biden, largohen dy anëtarë të Gardës Kombëtare! Dyshohet se kishin lidhje me grupe ekstremiste
19 Janar 2021, 18:15
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së u hoqën nga detyra për ditën e inaugurimit të Biden si president. Mediat e huaja raportojnë se ky largim erdhi në kuadrin e verifikimit të sigurisë në mënyrë që asnjë prej tyre të mos ketë lidhje me grupe ekstremiste apo kriminale.

Polemikat për WhatsApp dhe frika për privatësinë e të dhënave
19 Janar 2021, 17:50
Shumë përdorues e braktisën WhatsApp-in, pasi ai e ndryshoi politikën e tij të privatësisë. Shqetësimet se të dhënat e tyre mund të përfundojnë në Facebook po i çojnë ata tek konkurrentët, që i mbrojnë më mirë të dhënat.

E dinte beqar por i doli i martuar, studentja nga Tirana: Lidhja jonë zgjati 2 vjet, shkëmbyem fotografi dhe video intime, më kërcënonte se do t’i tregonte vëllait tim
19 Janar 2021, 16:24
Një studente me inicialet L. L. ka rënë viktimë e një burri të martuar, me të cilin ajo ka krijuar lidhje për dy vite me radhë. Por në përfundim, kur vajza ka mësuar se P. T ishte i martuar, sapo ka vendosur t’i japë fund historisë, është gjendur nën kërcënimet dhe shantazhet e tij.

'Ligji për emigracionin', Joe Biden pritet të propozojë një rrugë 8-vjeçare për marrjen e shtetësisë
19 Janar 2021, 16:23
Presidenti i zgjedhur, Joe Biden, planifikon të shpalosë një projektligj gjithëpërfshirës të imigracionit në ditën e parë të administratës së tij, duke shpresuar të sigurojë një rrugë tetë-vjeçare drejt shtetësisë për rreth 11 milionë njerëz që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pa status ligjor.

Mesazhi i ‘lamtumirës’ së Melania Trump si Zonjë e Parë (VIDEO)
19 Janar 2021, 13:32
Zonja e parë e SHBA-së, Melania Trump ka dhënë mesazhin e saj të “lamtumirës”, nga Shtëpia e Bardhë.