-
Inceneratori i Tiranës, SPAK lëshon 8 urdhër-arreste, mes tyre edhe mbështetësi i Arben Ahmetajt në Zvicër! Janë firmosur dhe masa të tjera sigurie (EMRAT+ AKUZA)
Nga 8 urdhërarrestet e reja, asnjë nuk është ekzekutuar pasi personat nuk janë gjetur në banesë. Akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. Report Tv mëson se priten të firmosen dhe urdhërarreste të tjera në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës. Janë firmosur dhe kontrolle banesash e biznesesh.
13 Korrik 2024, 09:57 -
Në burg për inceneratorin e Tiranës, GJKKO liron nga qelia ish-zyrtarin Pëllumb Abeshi! Mbarojnë afatet e paraburgimit
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia 68-vjeçarin Pëllumb Abeshi pasi kanë përfunduar afatet e paraburgimit. Ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit, mbahej në burg për inceneratorin e Tiranës.
12 Korrik 2024, 13:01 -
Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO kthen në qeli Namik Simixhiun
Vetëm 1 muaji ka zgjatur masa e arrestit Namik Simishiut, në hetim për inceneratorin e Tiranës. Apeli i Posaçëm ka rikthyer masën arrest me burg për Simixhiun, përfaqësues nga bashkia në komisionin e dhënies së koncensionit së inceneratorit.
5 Korrik 2024, 13:14 -
SPAK 20 masa sigurie në lidhje me inceneratorin e Tiranës! Masa për kompanitë guaskë, dyshohet edhe për 2 të lidhur me median
Një operacion i Prokurorisë së Posaçme është në zhvillim e sipër në lidhje me dosjen hetimore të inceneratorëve. Shqiptarja.com ka mësuar nga burime konfidenciale se bëhet fjalë për rreth 20 masa sigurie.
25 Qershor 2024, 23:51 -
-
Dosja e inceneratorëve, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi 3 orë në SPAK: Të gjithë duhet të jemi në dispozicion të drejtësisë
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi u paraqitet sot në SPAK për tu marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.
17 Maj 2024, 10:17 -
Inceneratori i Tiranës, Balluku dëshmon mbi 3 orë në SPAK: Kjo dosje bëri pis të madh e të vogël, të zbardhet! Koha të ndahet puna e ndershme nga abuzimi
Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka dëshmuar prej tre orësh sot (15 maj) në Prokurorinë e Posaçme, ku është marrë në pyetje në kuadër te hetimeve që po kryhen për inceneratorin e Tiranës. Balluku tha pas daljes nga SPAK se shpreson që dëshmia e saj të ketë shërbyer për zbardhjen e kësaj dosje, në mënyrë që të vendoset drejtësi
15 Maj 2024, 16:34 -
8 orë në SPAK, Veliaj: Isha si bashkëpunëtor, patëm ezaurim total të çështjes së inceneratorëve! T'i forcojmë institucionet, mos t’i përgojojmë
Pas 8 orësh në SPAK, kreu i bashkisë së Tiranës në dalje dha një deklaratë për mediet duke vlerësuar pas këtij takimi së pari investimin në Prokurorinë e Posaçme. Ndërsa theksoi se shkoi si bashkëpunëtor i drejtësisë, Veliaj tha se gjatë 8 orëve patën një ezaurim total t&a
30 Prill 2024, 17:06 -
‘Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë’, Veliaj ironizon sulmet për paraqitjen e tij në SPAK! Pasdite në Këshillin Bashkiak
Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili është paraqitur në SPAK, pasi paralajmëroi se do të dorëzojë dosjet për inceneratorin e Tiranës ka bërë një reagim në Instagram ku ka ironizuar sulmet ndaj tij pasi do shkonte në SPAK.“Më gjykoni nga reputacioni i armiqve që kam bërë”,
30 Prill 2024, 10:48 -
-
Veliaj në SPAK, Klevis Balliu e militantët e Rithemelimit: O hajdut! Kryebashkiaku: Thuaj Fahriut me makinë 100 mijë euro
Kryebashkiaku Erion Veliaj, siç paralajmëroi në Report Tv është paraqitur në SPAK për inceneratorin e Tiranës për të dorëzuar dosjet. Në hyrje të SPAK ishte edhe Klevis Balliu me disa militantë që thërrisnin ‘O hajdut’.Përgjigjja nuk u mungoi nga k
30 Prill 2024, 09:06 -
Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar
Për më shumë se 8 orë Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qëndruar në SPAK ku u paraqit lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme po kryen për inceneratorin e Tiranës.
30 Prill 2024, 08:55 -
Inceneratori i Tiranës/ Kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Alqi Bllakos
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Alqi Bllakos për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest në burg me një masë më të butë lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës
3 Prill 2024, 10:55 -
-
Inceneratori i Tiranës, shtyhet për nesër seanca në GJKKO për ankimin e 8 prej të akuzuarve! Avokati i Abeshit kërkon përjashtimin e gjyqtarit Dhimitër Lara
Është shtyrë për nesër në orën 12:00 vendimi në Apelin e Gjykatës së Posaçme sa i takon ankimimit të bërë për masat e sigurisë ndaj 8 prej 15 të akuzuarve për Inceneratorin e Tiranës.
26 Janar 2024, 15:40 -
Inceneratori i Tiranës, 6 prej të akuzuarve ankimojnë në GJKKO masat e sigurisë! Ish-ministri Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia
GJKKO ka marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga 6 prej 14 personave ndaj të cilëve caktoi masat e sigurisë më 11 dhjetor sa i takon hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
19 Janar 2024, 15:50 -
-
Inceneratori i Tiranës, GJKKO liron nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshi
Gjykata e Posaçme ka liruar sot (10 janar) nga burgu ish-zyrtarin e Ministrisë së Mjedisit, Pëllumb Abeshin i cili gjatë kohës kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka, kishte rolin e kryetarit të komisionit të Shpronësimeve.
10 Janar 2024, 15:37 -
-
Inceneratori i Tiranës, aksionerët kërkojnë heqjen e sekuestros, Gjykata e Lartë shqyrton të hënën kërkesën
Pas refuzimit nga dy shkallët e gjyqësorit për të hequr nga sekuestro preventive të inceneratorit të Tiranës, avokatët e kompanisë Integrated Energy BV S.P.V I janë drejtuar me kerkesë Gjykatës së Lartë ku kerkojnë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme te Apelit. Kerkesa shqyrtohet te hënën ne diten e parë të punës se kesaj gjykate per kete vit
6 Janar 2024, 16:04