-
Arrestimi i Ilir Metës, përfaqësuesit e PL mblidhen në seli! Silva Caka: Të nxjerrësh njerëz me maska
Përfaqësus të PL janë mbledhur në seli pas arrestimit të Ilir Metës. Silva Caka nuk komentoi gjatë për gazetarët."Nuk kam asnjë koment, sa dini ju dimë dhe ne. Te nxjerrësh njerëz me maska, nuk e di", ka thënë Silva Caka.
21 Tetor 2024, 14:24 -
VIDEO/ Meta në drejtorinë e Policisë së Tiranës, mbërrin avokati i tij
Pas arrestimit të Ilir Metës në drejtorinë e Policisë së Tiranës ka mbërritur avokati i tij Genc Gjokutaj.Siç shohim edhe nga pamjet e siguruara për Report Tv avokati është parë të hyjë në mjediset e policisë.
21 Tetor 2024, 14:12 -
-
Skandali i lobimit të LSI në SHBA, detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin
Monika Kryemdhit i është caktuar masa detyrim paraqitje në kuadër të hetimeve për skandalin e lobimit në SHBA dhe hetimit pasuror. Burimet thonë se i është caktuar masa detyrim paraqitje, por vetë Monika në një reagim sqaron se nuk ka dijeni dhe nuk i është komunikuar. Meta dhe Kryemadhi janë në proces divorc
21 Tetor 2024, 13:48 -
REPORT Tv sjell VIDEON EKSKLUZIVE të arrestimit të Metës! Rezistencë? Nxirret me forcë nga makina! SPAK: Asnjë agjent i BKH në terren, aksioni i bluve
Mënyra e arrestimit të Ilir Metës ngjalli polemika. Rrethimi i makinës me të cilën kreu i Partisë së Lirisë udhëtonte në drejtim të Tiranës, nga forcat operacionale të Policisë, u quajt rrëmbim nga përfaqësues të opozitës. Por policia sqaroi se shoqërimi me forcë u imponua pasi Meta refuzoi agjentët të ekzekutojnë vendimin e gjykatës dhe i ofendoi ata.
21 Tetor 2024, 13:41 -
-
Arrestimi i papritur i Ilir Metës, kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40! Iu vunë prangat te Kthesa e Kamzës teksa ikte me makinë në seli
Arrestimi i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për pastrim parash ishte tërësisht i papritur. Meta kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40.Burimet thonë se është arrestuar në makinë te Kthesa e Kamzës në Tiranë teksa shkonte në seli.
21 Tetor 2024, 13:23 -
REAGIMET/ Arrestimi i Metës, Blushi: Rrëmbim politik! Berisha: Përpjekje e PS për të eliminuar kundërshtarët! Ish-ambasadorja e BE: Nuk ka më të paprekshëm
Arrestimi i Ilir Metës është quajtur një rrëmbim politik nga Partia e Lirisë. Sali Berisha tha se kështu Rama po synon të eliminojë kundërshtarët politikë, ndërsa ish ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, tha se ky është një mësim i madh se nuk ka të paprekshëm me drejtësinë e re.
21 Tetor 2024, 13:23 -
Skandali i lobimit në SHBA dhe CEZ-DIA, SPAK arreston kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta! Detyrim paraqitjeje për Monika Kryemadhin! Ja akuzat (VIDEO)
Me urdhër të SPAK, arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi vjen 5 vite pas hetimeve intensive për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, që janë bashkuar në një dosje. GJKKO ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për Kryemadhin, Pirro Xhixho arrest shtëpie dhe Ema Çoko detyrim paraqitjeje.
21 Tetor 2024, 13:13 -
-
‘Lufta’ në Kuvend! Berisha-Meta ‘spektatorë’, akuza policisë! Ish-kryeministri: Veprime tipike diktature, akte puçiste! Kreu i PL: Spiropali e ministri i Brendshëm shpërdoruan detyrën
Dy kryetarët e opozitës Sali Berisha e Ilir Meta e ndoqën në distancë aksionin e deputetëve të tyre në parlament një ditë më parë, por qëndrimin për përplasjen e tyre me gardën e më pas me policinë i patën të njëjta.
18 Tetor 2024, 16:32 -
Emigrantët e parë në Shëngjin, Meta: Të ngrihemi në protestë! Hapja e negociatave për grup-kapitullin e parë e vonuar
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir meta në një konferencë për mediat ka komentuar nisjen e zbatimit të marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët. Për Metën, shqiptarët duhet të ngrihen në protestë në Shqipëria mos të kthehet në një vend konglomerat emigrantësh.
16 Tetor 2024, 15:42 -
-
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Cenohet liria akademike, të ndalet me urgjencë! Rama uzurpator
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar sërish për pr.ligjin e kërkimit shkencor. Në një deklaratë për mediat, Xhixho tha se ligji për kërkimin shkencor zhvesh nga përgjegjësia dhe detyrat universitetet dhe institucionet, duke e vënë në kontroll të Ramës.
14 Tetor 2024, 16:00 -
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka dalë kundër pr.ligjit të ri të qeverisë për kërkimin shkencor. Kështu, Partia e Lirisë i bashkohet Partisë Demokratike për të kundërshtar këtë projektligj që sipas tyre e kthen kërkimin shkencor në monopol të qeverisë.
13 Tetor 2024, 13:53 -
Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota
Vendimi i qeverisë për t’i transferuar bashkive një pjesë për legalizimet e mbetura, në bashkëpunim me Kadastrën, për Partinë e Lirisë fsheh interesa klienteliste dhe vjen në prag fushatë për t’i bërë presion qytetarëve për votën.
12 Tetor 2024, 19:32 -
-
Viti i ri akademik, Erisa Xhixho: Braktisja e universiteteve këmbanë alarmi, degët e mësuesisë në rrezik mbyllje
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xixho, teksa ka folur për fillimin e vitit të ri akademik në universitete, i cili nisi në 7 tetor, u shpreh se braktisja e universiteteve nga të rinjtë është një këmbanë alarmi.
9 Tetor 2024, 09:44 -
Denoncimi i KIRK për zgjedhjet e pjesshme të Himarës, KQZ propozon gjobitjen me 100 mijë lekë të kryebashkiakut Vangjel Tavo, pushohet hetimi për Blendi Klosin
Kryebashkiaku Vangjel Tavo dhe Blendi KlosiKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar sot edhe një nga denoncimet e depozituara në institucion nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara (KIRK) për zgjedhjet e pjesshme
8 Tetor 2024, 18:46 -
Monika Kryemadhi kërkon t’i marrë Metës 10% nga fondi që Partia e Lirisë merr nga buxheti i shtetit për fushatë zgjedhore
Monika Kryemadhi është në proces divorci me bashkëshortin e saj, por nuk ka hequr dorë nga angazhimet politike dhe partiake. Kryemadhi kërkon ndryshime ligjore që u japin forumeve të grave automatikisht 10% të buxhetit shtetëror për fushatat zgjedhore.
8 Tetor 2024, 18:42
