-
Kërkohet shkarkimi i Prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako, Komisioneri: Nuk ka nivelin minimal kualifikues, lëvizte me makina pa targa
Bëhet fjalë për prokurorin i cili më 17 qershor 2022 u pezullua nga detyra, nga Komisioni i Pavarur I Kualifikimit, për një periudhë njëvjeçare me detyrimin për të ndjekur programin e trajnimi në Shkollën e Magjistraturës.
4 Nëntor 2023, 09:08 -
KPK e shkarkoi, KPA ndryshon vendimin në favor të prokurorit Julian Xhengo: Pezullohet me një vit dhe të ndjekë Shkollën e Magjistraturës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur në favor të Prokurorit, Julian Xhengo, i cili në shtator të 2022 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
2 Nëntor 2023, 21:59 -
Kthehet në detyrë gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Alma Hicka! Kolegji i Posaçëm i Apelimit ndryshon vendimin e KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur me shumicë votash rikthimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alma Hicka, e cila ishte shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 2 prill 2021.
27 Tetor 2023, 13:59 -
Kolegji i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Korçës, Edmond Shytko
Prokurori i Korçës, Edmond Shytko nuk do të jetë më pjesë e sistemit gjyqësor. Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të lërë në fuqi vendimin e KPK që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko.
28 Shtator 2023, 15:57 -
-
KPK e shkarkoi, KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka rikthyer në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili. Siç bëhet me dije në vendimin e KPA-së, tupa gjykuese e përbërë Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, vendosën për ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Gentiana Xhelili
3 Korrik 2023, 21:59 -
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
Kolegji e gjeti të pabazuar vendimarrjen e Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko dhe e shkarkoi atë për probleme në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizmit, këto të fundit të bazuara në denoncimet e publikut.
26 Qershor 2023, 21:53 -
-
Videoja e aksidentit me 3 viktima, Irena Brahimi shpalli të pafajshëm shkaktarin me furgon gri, KPA vendos për fatin e saj! Gjyqtarja: Nuk duket qartë
Videoja e një aksidenti të tmerrshëm në vitin 2016 me 3 viktima dhe 8 të plagosur rëndë rrezikon karrierën e gjyqtares Irena Brahimi, shpalli të pafajshëm drejtuesin e furgonit që duket në video se humbet kontrollin dhe del në korsi tjetër.
4 Qershor 2023, 16:25 -
-
Vendimi i Strasburgut për ish-prokurorin Besnik Cani ‘fut në lojë’ të shkarkuarit nga Luan Daci: Të rishikohen vendimet i ish-anëtarit të KPA
Pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, që i dha të drejtën prokurorit të shkarkuar Besnik Cani të kalojë sërish në vetting, edhe 19 kolegë të tij, i kërkojnë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të rishikojë vendimin për shkarkimin e tyre, pasi në trupë ka qenë anëtari i dënuar, Luan Daci.
29 Prill 2023, 16:23 -
-
Probleme me pasurinë, KPA shkarkon përfundimisht nga detyra ish gjyqtarin e Tiranës Neritan Cena, ish anëtari i KLD-së
Ish gjyqtari i Tiranës Neritan Cena, i cili ka qenë edhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka dalë përfundimisht nga sistemi i drejtësi. Vendimi është marrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit ditën e djeshme.
14 Prill 2023, 11:37 -
Kushtetuesja u mbyll derën gjyqtarëve e prokurorëve që u shkarkuan edhe me votën e Luan Dacit: Nuk shqyrtojmë vendimet e KPA-së
Gjykata Kushtetuese refuzon kërkesën e ish gjyqtares së Apelit Korçë Entela Prifti për të rishikuar vendimin e KPA-së që e shkarkoi nga detyra. Pjesë e trupit gjykues ishte edhe Luan Daci, i shkarkuar dhe i dënuar më pas.
3 Prill 2023, 17:36 -
-
-
-
-
U konfirmua në detyrë nga KPK rreth 1 vit më parë! KPA shkarkon gjyqtarin, Kastriot Gramshi
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë.
2 Mars 2023, 16:40 -
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:14
