Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia e Prizrenit bastis lokalin e ‘Kobrës’

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia e Prizrenit bastis lokalin e ‘Kobrës’

Policia e Prizrenit dhe Drejtoria e Krimeve të Rënda kanë bastisur lokalin e Dibran Hoxhajt, ‘Kobra City’ atu ku ndodhi edhe sherri mes tij dhe të rinjve nga Kukësi, ku Visart Cengu mbeti vrarë.

Toger  Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për Gazetën Nacionale lidhur me bastisjen, duke thënë se në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur edhe granatë dore.

“Kanë vazhduar bastisjet në tri lokacione, derisa është bastis edhe lokali “Kobra City”. Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar disa sende dhe aparatura, që mund të përdoren si prova. Në njërën shtëpi të njërit nga të dyshuarit janë gjetur disa fishekë dhe një granatë dore. “Rasti është iniciuar si “Mbajtje apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Bytyqi për Nacionale.


Lajmi kryesor:

Vrasja e 31-vjeçarit në Prizren, familjari i dy të mbijetuarve: I mori jetën për një birrë! ‘Kobra’ tenton të fshihet sapo sheh kamerat në gjyq! Policia i bastis lokalin (VIDEO)


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë