Dëshmia e dytë e Rozeta Dobit: Më dha shpërblim 10 mijë euro për t'i ruajtur paratë! Biseda që bëra me ish-bashkëshortin e saj për shtëpinë në Vuno

Dëshmia e dytë e Rozeta Dobit: Më dha shpërblim 10 mijë euro për t'i ruajtur paratë! Biseda që bëra me ish-bashkëshortin e saj për shtëpinë në Vuno

Alda Klosi dhe Rozeta Dobi

Një tjetër dëshmi e Rozeta Dobit tregon se vjedhja në shtëpinë e ish zyrtares Alda Klosi mund të jetë inskenuar. Ajo pretendon se Klosi i kishte ofruar 10 mijë euro shpërblim që të ruante shifën e 500 mijë eurove në banesë. Dëshmia e dytë e sanitares është dhënë më 6 shkurt. Sipas mediave, Dobi ka thënë se një tjetër premtim nga zyrtarja e lartë ishte një tharëse rrobash që do ia blinte sapo të kthehej nga Amerika.

“Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 Euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 Euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej”, ka dëshmuar ajo.

Po ashtu, Dobi ka treguar se Klosi me ish-bashkëshortin e saj kishin prenotuar për të blerë një tjetër banesë te Kodra e Diellit ndërsa thotë se kishin edhe shtëpi private në Vuno, Himarë. Në dëshminë e saj, sanitarja rrëfen edhe bisedën me ish bashkëshortin e Alda Klosit pasi u ndanë dhe konfliktet për pronat.

“Më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk më është thënë se ku dhe si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në të. Më është thënë se kishin një shtëpi private në Vuno. Rreth këtij fakti deklaroj se bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë. Pas ndarjes me Aldën, ai më ka më thënë se Alda më do të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi”, tha Rozeta Dobi.

Më 1 mars, Prokuroria e Tiranës vuri përballë Alda Klosin dhe sanitaren e saj Rozeta Dobi, të cilat i qëndruan deklarimeve të mëparshme.

Ka qenë denoncimi i Alda Klosit ajo që gjithashtu e vuri në pranga ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, e cila ende pohon se ka vetëm 120 mijë euro për trajtimin e xhaxhait të saj i cili vuante nga kanceri, (aktualisht ka ndërruar jetë). Por përpos kësaj shifre që janë vjedhur nga Rozeta, një përgjim i Rozetës dhe të birit, Havier Dobi ka nxjerrë një shifër prej 400 mijë eurove, autori i së cilave njëra palë thotë se janë të Klosit ndërsa kjo e fundit e mohon. 

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklaruar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë. Por Klosi i konsideron gënjeshtra dëshmitë e Rozeta Dobit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/03/2023 00:57

    /MINUSHE/,aty ne Shqiperi mund te kerkohet burimi kur i depoziton ne banke,kurse ketu ku jetoj une jo,por banka lajmeron IRS menjehere po te kesh me shume se 10 000$ dhe keta te fundit t'a taksojne menjehere pa te pyetur per origjinen ,gjithemone flasim kur i ke /saving/cheking/,por une e kisha fjalen per kutite bankare.Ne to mund te mbash sa te duash e cfare te duash,nuk pyet njeri.Shpjegimet t'i kerkojne me pas, kur i ve ne perdorim e ble gjera vertet te shtrenjta si shtepi etj.Nga vete eksperienca personale e kam mesuar kete gje.E zonja e parave duhet te jape shpjegime se zben per origjinen e parave,por pastrueja jo vetem ka vjedhur,jo vetem po mashtron,por e ka rritur kaparin,10 mijeshes qe eshte vetem ne fantazine e saj djallezore i ka shtuar dhe nje tharrese rrobash qe te mbylle gojen dhe kjo e fundit tingellon si mesazh per znj.Klosi nga burgu.

    Përgjigju
  • minushe: 13/03/2023 09:36

    o Irisi por ne banke nuk i con dot se duhet te deklarosh burimin.... dhe mos u merr me pastruesen por me hajduten e MF dhe MRindertimit

    Përgjigju
  • Iris: 13/03/2023 00:44

    No kidding! Do te te shperblente me 10 mije euro qe t'ia ruaje ti,nje cope pastruese,500 mije euro?! Bankat t'i ruajne me mire ne kuti bankare dhe per shume here me pak /fee/. Une 40 $/vit paguaj per kutine ne banke,kujton se do t'ja besoja parate nje tipi si ty dhe t'i jepja si shperblim ate lloj shume?!Sa kohe u mendove per te gjetur kete alibi idiote?! Hetuesia e policia mos te humbin kohe,por futeni te beje poligrafin kjo mashtruese me diplome.

    Përgjigju
    • Lila: 14/03/2023 08:49

      O Iris je shum larg nga realiteti shqiptar per te gjykuar....nuk funksionon njesoj si ne anerike...nuk ka kuti bankare ketu dhe te kerkojne burimin ligjor te parave perndryshe ti konfiskojne...

    • A. N.: 13/03/2023 09:12

      Shumica e ketyre horave presin amnistine fiskale qe ti legalizojne neper banka ne menyre te ligjshme me gjoja xhaxhain, tezen, motren, mamin, babain, dashnorin emigrant prandaj i mbajne neper thase. Ketyre i duhen dhoma komplet sepse nje kuti modeste bankare nuk i kryen pune per te mbajtur milionat qe kane.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja