Vjedhja e mbi 500 mijë eurove nga pastruesja, Prokuroria e Tiranës vë përballë njëra-tjetrës Alda Klosin dhe Rozeta Dobin! I qëndrojnë deklarimeve

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje sot ish shefen e kabinetit të Arben Ahmetajt, Alda Klosi dhe sanitares, Rozeta Dobi. Ky ballafaqim vjen fill pas dëshmive kontradiktore të Klosit dhe Dobit gjithashtu edhe të vëllait të zyrtares së lartë për shifrën e 120 mijë eurove. 

Fillimisht është ripyetur pastruesja, Rozeta Dobi dhe më pas është shoqëruar Klosi drejt Prokurorisë të cilat aktualisht janë duke u ballafaquar. Sanitarja ka mbajtur të njëjtin qëndrim gjithashtu edhe Havier Dobi. Por edhe Klosi vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim për origjinën e parave. Pritet vendimi i Prokurorisë nga ky ballafaqim.

Ka qenë denoncimi i Alda Klosit ajo që gjithashtu e vuri në pranga ish shefen e kabinetit të Ahmetajt, e cila ende pohon se ka vetëm 120 mijë euro për trajtimin e xhaxhait të saj i cili vuante nga kanceri, (aktualisht ka ndërruar jetë). Por përpos kësaj shifre që janë vjedhur nga Rozeta, një përgjim i Rozetës dhe të birit, Havier Dobi ka nxjerrë një shifër prej 400 mijë eurove, autori i së cilave njëra palë thotë se janë të Klosit ndërsa kjo e fundit e mohon. 

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklrauar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.

G.MO//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja